Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë në Budva të Malit të Zi.
Ngjarja ndodhi në një restorant që ndodhet pranë semaforëve kryesorë të qytetit, sipas informacioneve të publikuara nga “Vijesti”.
None found
Viktima u gjet e pajetë në trotuarin përpara një restoranti turk. Personi tjetër, i cili ishte plagosur, u largua nga vendi i ngjarjes.
Gjatë kontrollit, te i plagosuri u gjetën dy pistoleta.
Policia e lokalizoi atë pranë një shkolle fillore dhe më pas ai u dërgua me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, autoritetet po kërkojnë edhe dy persona të tjerë që janë larguar pas incidentit.
Forcat e policisë kanë bllokuar kryqëzimin kryesor, ndërsa në restorant po kryhet kontrolli dhe dëshmitarët po merren në pyetje.
Drejtoria e Policisë së Malit të Zi (UP) konfirmoi gjatë mbrëmjes se nga ngjarja ka mbetur i vrarë një person.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 21:10, Shërbimi i Kujdestarisë i Departamentit të Sigurisë së Budvës mori informacion se ishte përdorur armë zjarri. Pas mbërritjes në vendngjarje, policia konstatoi se një person ishte vrarë.
Menjëherë pas incidentit, efektivët e Departamentit të Sigurisë së Budvës vendosën bllokada dhe nisën veprimet urgjente për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorit.
Policia bëri të ditur gjithashtu se, gjatë masave të para operative, punonjësit e saj gjetën dhe ndaluan një person që po ndiqej. Në vendngjarje u sekuestruan dy pistoleta dhe u evidentuan edhe gjurmë të tjera.
Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe nesër më 12 nëntor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në rend…
E ftuar në emisionin “studio a”, në televizionin ATV, gazetarja dhe moderatorja sportive, Hygerta Sako, ndër temat e trajtuara kishte…
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas artikullit të publikuar nga POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lidhur me…
Tifozët e Barcelonës do të kenë mundësinë të qëndrojnë pranë klubit të zemrës edhe pasi të ndërrojnë jetë. [...]Read More...
Tensionet mes Izraelit dhe Turqisë janë përshkallëzuar sërish pas deklaratave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me gjendjen e…
Nënkryetarja e LSDM-së, Fani Karanfilova-Panovska, ne ftuar në emisionin “Top Tema” të televizionit Telma, akuzoi Hristijan Mickoskin se ka thënë…