Categories: kosovë

Të martën në Hagë shpallet aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët në çështjen për administrimin e drejtësisë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin pasnesër, të martën në orën 10:00, aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në procesin për administrimin e drejtësisë.

Bashkë me Thaçin në këtë çështje janë të akuzuar ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Të lidhura

None found

Aktakuza, e konfirmuar më 29 nëntor 2024, i lidh akuzat me pretendimet për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin për krime lufte.

Sipas aktakuzës, nga 12 prilli deri më 2 nëntor 2023, Thaçi u ka përcjellë Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacione konfidenciale për dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, si edhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e tyre. Prokuroria pretendon se ai ka bashkërenduar edhe tri grupe të veçanta për të ndikuar në dëshmitë në procesin për krime lufte.

Thaçi përballet me tri akuza për tentativë për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, katër për shkeljen e fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj gjykatës. Smakaj, Kilaj dhe Fazliu përballen me nga dy akuza secili, ndërsa Kuçi me dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Prokuroria ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Thaçin, si dhe që periudha e kaluar në paraburgim të mos i llogaritet në dënimin e mundshëm.

Më 16 shtator të këtij viti, ish-presidenti Thaçi u dënua me 25 vjet burgim në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

të fundit

SHBA shton masat e sigurisë pas raportimeve për një sulm të mundshëm iranian me dronë ndaj Trump

Shërbimet amerikane të sigurisë kanë rritur nivelin e gatishmërisë pas informacioneve për një plan të mundshëm iranian për të kryer…

5 minutes ago

Jorge Jesus për Cristiano Ronaldon: “Mund të më mungojë vetëm shoqëria e tij

Përzgjedhësi i Portugalisë, Jorge Jesus, ka folur për Cristiano Ronaldon pas humbjes 1-4 ndaj Danimarkës, në ndeshjen e parë të…

24 minutes ago

Jonida Maliqi përballet me psikologen Anjeza Dishnica në “Goca dhe Gra”: Më the se im bir “nuk do të bëhet kurrë

Një debat i ashpër është zhvilluar në programin “Goca dhe Gra”, ku këngëtarja Jonida Maliqi është përballur drejtpërdrejt me psikologen…

24 minutes ago

KEK workers announce protest in Pristina on November 19

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë paralajmëruar protesta të reja më 19 nëntor, në Prishtinë, duke kërkuar paga…

42 minutes ago

Punëtorët e KEK-ut njoftojnë protestë në Prishtinë më 19 nëntor

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë paralajmëruar protesta të reja më 19 nëntor, në Prishtinë, duke kërkuar paga…

46 minutes ago

Haaland pyetet për çështjen financiare të Cityt: Nuk di mjaftueshëm për të dhënë përgjigje

Erling Haaland është pyetur për skandalin financiar të Manchester Cityt, pasi klubi anglez është shpallur fajtor për 114 shkelje të…

1 hour ago