kosovë

Të heshtur e në pritje të informacioneve, familjarët e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe në Kosovë nuk dinë asgjë për të afërmit e tyre

Të heshtur, e në pritje të informacioneve. Familjarët e zyrtarëve policorë, të cilët Kosova pohon se u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor, në një zonë kufitare mes dy vendeve, deklaruan se dinë pak apo aspak për të afërmit e tyre.

“Krejt ajo që ne dimë për familjarin tonë, është ajo që kemi dëgjuar në mediat e Kosovës”, u shpreh një anëtar i familjes së policit Beqir Sefa.

I afërmi, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, tha se lajmin familjarëve ua kumtuan disa kolegë të Sefës dhe disa komandantë të Policisë së Kosovës.

I mërzitur, ai tregoi se marrja e lajmit ishte moment i vështirë për familjen.

“Dikush është dashur të jetë atje. I ka rënë shorti familjarit tonë, atij tjetrit e atij tjetrit. Po të mos kishin qenë këta, do të kishin qenë disa të tjerë”, tha ai.

Radio Evropa e Lirë qëndroi në fshatrat Peran dhe Letancë të komunës së Podujevës, në verilindje të Kosovës, për të takuar familjarët e dy prej tre policëve, që Serbia pohon se u arrestuan “thellë” brenda territorit të saj.

Në Letancë, familjarët e policit Rifat Zeka nuk deshën të flasin për rastin, duke thënë se kanë pak informacione.

“Jemi në kontakt me zyrtarë të institucioneve, por nuk ka asgjë të re nga ajo që dihet deri tash”, deklaruan ata.

Ndërkaq, kontakti me familjen e policit Shemë Mustafa, nga Mitrovica e Jugut, ka qenë i pamundur.

Radio Evropa e Lirë ka mësuar jozyrtarisht se avokatë në Serbi, të angazhuar për mbrojtjen e policëve të Kosovës, kanë kërkuar dokumente e informacione për tre zyrtarët, rreth kohës dhe angazhimit të tyre në Policinë e Kosovës, e të tjera.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 19 qershor se do të vendosë nëse do të marrë pjesë në një takim krize të thirrur nga Bashkimi Evropian, pasi të kuptojë për gjendjen e tre policëve të Kosovës, që po mbahen në burg në Serbi.

“Unë dua fillimisht të pres vizitën e [shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd] ambasadorit Jetish Jashari, në Kralevë, dhe vetëm më pas, kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë e tre policëve tanë, që po mbahen peng, rob, në Serbi, si hakmarrje për luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit në Kosovë, do ta marr vendimin dhe do ta jap njoftimin [për pjesëmarrjen në takimin e Brukselit]”, ka deklaruar Kurti para gazetarëve.

Kurti tha se vizita e Jasharit është menduar për ditën e nesërme (20 qershor).

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, gjatë javës së kaluar i tha Radios Evropa e Lirë se tre policët “po mbahen në kushte çnjerëzore, pa ushqim dhe pa trajtim adekuat mjekësor”.

Një gjë të tillë e kanë demantuar autoritetet në Serbi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare, që gjendet në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës.

Policët e Kosovës janë nën masën e paraburgimit prej 30 ditësh në jugun e Serbisë. Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë ka urdhëruar kryerjen e hetimeve ndaj tyre.

Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

Rasti me tre zyrtarët policorë ka përkeqësuar situatën në veriun e Kosovës, ku ka pasur rritje tensionesh që prej fundit të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë. /REL

të fundit

Tërmet në Turqi, magnituda dhe epiqendra

Mesditën e sotme, një tërmet me magnitudë 4.3 goditi Turqinë.  Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD),…

26 minutes ago

U arrestua dje në Francë, ekstradohet ish-truproja i Saimir Tahirit Paul Deda

Policia franceze, arrestoi dhe ekstradoi në Shqipëri Paul Dedën, ish-shoqëruesin e Saimir Tahirit, i kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike.…

55 minutes ago

Kishte lidhje me bandën e Suel Çelës, Apeli i GJKKO-së, lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu,…

1 hour ago

Olsi Bylyku dhe Denada Lura i japin fund lidhjes?

Duket se një tjetër histori dashurie në showbizin shqiptar ka marrë fund. Këngëtari dhe aktori i njohur Olsi Bylyku nuk…

1 hour ago

Stine flet për lidhjen me Roza Latin: Me fat që kam qenë në atë moment

Janë kaluar mbi një dekadë që nga lidhja e shumëpërfolur mes Stines dhe moderatores Roza Lati, por emrat e tyre…

1 hour ago

Botërori 2026 rrezikon të digjet nga vapa, a do lëvizë FIFA?

Ndërsa bota pret spektaklin e Kupës së Botës 2026, një tjetër diskutim ka marrë hov dhe nuk ka të bëjë…

1 hour ago