Categories: kosovë

Taksat gjyqësore nuk duhet të jenë barrierë për qasjen në drejtësi

Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë mbajtur një tryezë diskutimi për ndikimin që Udhëzimi Administrativ nr. 03/2025 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore ka në realizimin e së drejtës për qasje në drejtësi.

Të lidhura

None found

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, sqaroi se opinioni i institucionit për këtë temë u nxit nga reagimet publike dhe kërkesat që kanë mbërritur nga disa organizata të shoqërisë civile.

Ai theksoi se shteti ka kompetencë të vendosë taksa gjyqësore, por ato duhet të mbeten të balancuara dhe të analizuara me kujdes, në mënyrë që qytetarët të mos hasin pengesa kur kërkojnë të drejtën e tyre për qasje në drejtësi.

Qelaj u shpreh: “Ideja ose fakti pse ne kemi dalë me një opinion të tillë, del për shkak të reagimit publik, kërkesave që kemi pranuar nga disa organizata të shoqërisë civile, por edhe vetë ndjeshmërisë që ka tema e taksave gjyqësore, si një e drejtë ekskluzive e shtetit për t’i vendosur, por e cila gjithmonë duhet të jetë e balancuar, e barasvlershme dhe e analizuar mirë, për të mos me ndikuar dhe mos me pas, mos me paraqitë pengesë në qasjen në drejtësi.”

Sipas tij, opinioni trajton një çështje që shkon përtej efektit të tarifave gjyqësore, duke nxjerrë në pah raportin ndërmjet kompetencave të institucioneve për rregullimin e sistemit gjyqësor dhe detyrimit të shtetit për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Ai shtoi se shteti duhet të garantojë qasje reale në drejtësi për çdo qytetar: “Rregullisht ky opinion trajton një çështje që shkon përtej ndikimit të tarifave gjyqësore, trajton raportin ndërmjet kompetencës së institucioneve për të rregulluar funksionimin e sistemit gjyqësor dhe detyrimit të shtetit për të garantuar që çdo qytetar të ketë mundësi reale për të kërkuar mbrojtjen e të drejtave të tij.”

Ndërsa menaxheri i projekteve në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, Liridon Salihi, deklaroi se Udhëzimi Administrativ nr. 03/2025 përmban dispozita që sipas tij nuk janë arsyetuar mjaftueshëm, ndërsa rritja e taksave mund të ndikojë në mundësinë e qytetarëve për t’iu qasur drejtësisë.

Në tryezën e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit dhe GLPS-ja, Salihi bëri të ditur se udhëzimi, i cili zbatohet nga 1 janari 2026, parasheh rritje të taksave gjyqësore prej 20 deri në 600 për qind.

Po ashtu, ai njoftoi se GLPS-ja ka përgatitur një draft-analizë për taksat gjyqësore, në të cilën praktikat e Kosovës krahasohen me ato të vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Sipas Salihit, analiza ngre disa dilema lidhur me bazën ligjore për caktimin e taksave, rolin e tyre në buxhetin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, mungesën e analizës paraprake financiare dhe ndikimin e tyre te qytetarët.

Salihi vuri në pikëpyetje bazën ligjore për caktimin e taksave gjyqësore: “Si dilemë e parë, kemi thënë që është baza ligjore. E tha edhe Avokati i Popullit, ndonëse Ligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës i jep një kompetencë KGJK-së për me bë unifikimin e taksave gjyqësore, në fakt kjo a duhet të shihet si e drejtë edhe për vendosjen edhe për lartësinë e taksave për shërbime të caktuara që jepen nga ana e gjyqësorit?”

Ai ngriti shqetësime edhe për mungesën e një analize financiare përpara miratimit të udhëzimit, duke theksuar se disa taksa janë rritur në mënyrë të ndjeshme.

Duke folur për rritjen e taksave gjyqësore deri në 600 për qind, Salihi deklaroi: “Mos ta harrojmë që me këtë udhëzim administrativ kemi taksa që janë rritur nga 20 deri në 600%. Ta zëmë te paditë që kanë të bëjnë me ligjshmërinë e akteve juridike ose nënligjore juridike, taksa fillimisht ka qenë 50 euro, tash e kemi 250 euro. Ose për shembull edhe te këto kërkesat jomonetare në kontekstet e pronësisë intelektuale, që dikur kanë qenë 50 euro, tash i kemi me 350 euro.”

Salihi theksoi se këto rritje nuk janë shoqëruar me një analizë financiare që do të vlerësonte ndikimin e tyre në shoqëri.

Ai gjithashtu vuri në dyshim arsyetimin e taksave më të larta në Kosovë krahasuar me vendet fqinje, duke marrë parasysh nivelin e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pagën mesatare në vend.

Salihi ngriti pyetjen: “Duke qenë se Kosova ka GDP-në edhe pagën mesatare më të ulët nga gjashtë vendet e rajonit, qysh mundet me u arsyetuar fakti që qytetarët tanë ngarkohen me taksa gjyqësore që janë më të larta se për krejt qytetarët e shteteve fqinje?”

të fundit

Rizvanolli and Blaj explore opportunities to expand economic ties

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin ka…

7 minutes ago

Toshkovski announces equipment to detect traffic violations in police vehicles

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Tashkovski në të ardhmen disa automjete do të jenë edhe detektues të shkeljeve në…

8 minutes ago

Filipçe announces interpellation against Sllaveski and calls for his resignation

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe njoftoi në konferencën e sotme për shtyp se interpelanca për Guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko…

8 minutes ago

Bekim Sali declares properties in Skopje, rental income and two dental clinics

Zv.kryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e ka paraqitur pasurinë e tij në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e…

8 minutes ago

He was said to have been attacked by a bear, but was killed with a firearm: wife and son of 57-year-old arrested in Bulqizë

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku fillimisht u raportua se një 57-vjeçar kishte humbur…

9 minutes ago

Powerful explosion in an apartment in Elbasan kills 83-year-old man

Shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e sotme një pallat në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar një viktimë. Një 83-vjeçar…

9 minutes ago