Categories: kosovë

Avokati i Popullit: Mungesa e institucioneve të plota po dëmton të drejtat e qytetarëve në Kosovë

Situata politike dhe institucionale në Kosovë po vazhdon të reflektohet negativisht në funksionimin e institucioneve, në rrjedhën e proceseve legjislative dhe në përditshmërinë e qytetarëve.

Të lidhura

None found

Naim Qelaj, Avokati i Popullit, deklaron për KosovaPress se Kosova po hyn në vitin e dytë pa institucione të plota, si pasojë e zgjedhjeve të përsëritura.

Ai vlerëson se mosformimi i institucioneve po prek drejtpërdrejt të drejtat e njeriut dhe po shton pasigurinë e qytetarëve lidhur me zhvillimet e ardhshme në vend.

Qelaj: Mungesa e krijimit të institucioneve cenon dhe ndikon shumë keq tek të drejtat e njeriut

“Është viti i dytë që po vazhdon Kosova me funksionu pa institucione të plota, si rezultat i zgjedhjeve që po ndodhin në Kosovë të përsëritura. Mungesa e krijimit të institucioneve cenon dhe ndikon shumë keq tek të drejtat e njeriut, në radhë të parë për shkak të ngecjes së nismave legjislative, të ndryshimit të ligjeve dhe nxjerrjes së ligjeve të reja që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, në mirëqenien e tyre dhe në rritjen e standardit. Po natyrisht ndikon shumë edhe në vetë punën e institucioneve të tjera, të cilat në mungesë të autoriteteve mbikëqyrëse, mbesin në një dinamikë shumë të ulët të angazhimit në punën e tyre të përditshme, por edhe në projekte të cilat nuk arrijnë me i përfundua dhe nuk arrijnë me i nis të reja. Dhe kjo natyrisht ka bërë që sot qytetarët e Kosovës me u ballafaqu me një situatë të një pasigurie, ose paparashikueshmërie, se çfarë do të ndodhë më tej”, thotë Qelaj.

Sipas tij, përfundimi i zgjedhjeve të fundit duhet të pasohet me krijimin e institucioneve, ndërsa thekson se zgjatja e mëtejshme e krizave politike dhe institucionale do të sillte pasoja edhe më të rënda për vendin.

Qelaj nënvizon se disa institucione po vazhdojnë punën me mandate të zgjatura, mes tyre edhe institucioni i Avokatit të Popullit.

Qelaj: Një numër i madh i institucioneve janë me mandate të vazhduara

“Unë konsideroj që rezultati i zgjedhjeve të fundit do të finalizohet me krijim të institucioneve dhe nuk do të vazhdohet me kriza të tjera politike institucionale, sepse jemi edhe në një situatë të vështirë ku një numër i madh i institucioneve janë me mandate të vazhduara, përfshirë edhe Avokatin e Popullit. Pra, unë jam në pozitën e Avokatit të Popullit me mandat të vazhduar, sipas ligjit deri në zgjedhjen e Avokatit të ri, përndryshe unë mandati pesëvjeçar më ka përfunduar qysh në tetor të vitit që shkoi.. Dëmi që po i shkaktohet Kosovës me moskrijim të institucioneve është i jashtëzakonshëm. Mendoj që përgjegjësia institucionale, politike e njerëzve që kanë përgjegjësi me i kriju këto institucione duhet të jetë më e shtuar dhe më e rritur, nuk duhet me u mendu gjithmonë vetëm kalkulimet politike, të ndarjes së pushtetit”, shton ai.

Avokati i Popullit vë në dukje se kjo krizë ka prodhuar kufizime në buxhet, bllokime në nismat legjislative, në projektet infrastrukturore dhe në procesin e reformës në drejtësi. Sipas tij, një nga shtyllat themelore të kësaj reforme duhet të jetë respektimi i ndarjes së pushteteve.

Qelaj: Kemi ngecje të reformës në drejtësi dhe procese të tjera që janë nisur

“Ne kemi kufizime buxhetore, kufizime të nismave legjislative, të projekteve të reja infrastrukturore. Kemi ngecje të reformës në drejtësi, kemi ngecje në shumë procese të tjera që janë nisur dhe kjo është si rezultat i kësaj krize institucionale e politike që në njëfarë mënyre po e humb edhe kuptimin e vet.. Unë e para që e vlerësoj të rëndësishme, të reformës në drejtësi, është që me u respektu ndarja e pushteteve. Duhet me e ditë, gjithkush që jeton në Kosovë dhe që bart përgjegjësi institucionale, që ndërhyrja në pushtete dhe ndikimi ose kapja e pushteteve gjyqësore nga legjislativi, nga ekzekutivi cenon rëndë demokracinë e Kosovës”, thekson ai.

Ai ka shprehur shqetësim edhe për atë që e sheh si prirje për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, duke kërkuar që politika dhe ekzekutivi të mos ndikojnë në gjyqësor dhe në prokurori.

Qelaj: Mendoj që ka pasur veprime që tregojnë tendencë me ndërhy në drejtësi

“Mendoj që ka pasur veprime që tregojnë tendencë me ndërhy në drejtësi. Të nis prej reagimeve të liderëve institucionalë tek emrat e veçantë. T’i përmend si të padëshirueshëm për pozita udhëheqëse brenda sistemit prokurorial dhe gjyqësor, e deri tek thirrjet dhe tendencat që me e shpall konkurse, ose me marrë veprime konkrete. Sistemi i drejtësisë, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, janë autoritete të pavarura, të cilat vendimmarrjen e tyre duhet ta bëjnë mbi bazë të ligjit dhe mbi bazën e nevojave e planifikimeve që ata i bëjnë, e jo mbi bazën e agjendave politike. Prandaj thirrja ime në këtë rast është që, politika dhe ekzekutivi me qëndru sa më larg ndërhyrjeve në sistemin e drejtësisë, por gjithmonë duke e mbështetur dhe duke u koordinuar e bashkëpunuar në interes të një reforme të mirëfilltë”, thotë Qelaj.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë janë zhvilluar më 7 qershor të këtij viti dhe fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk i ka certifikuar rezultatet, pasi disa kandidatë për deputetë kanë paraqitur ankesa në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë për media se pas certifikimit të rezultateve do të nisë komunikimin me partitë politike për të siguruar një marrëveshje për krijimin e institucioneve, si dhe për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Zgjedhjet paraprake janë mbajtur më 28 dhjetor dhe 9 shkurt. Edhe në ato procese zgjedhore fituese ishte LVV-ja, por në zgjedhjet e dhjetorit nuk u arrit marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

të fundit

Dy bombola gazi shpërthejnë në Maliq, zjarri përfshin një shtëpi

Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të diele në fshatin Rrëmbec, në bashkinë e Maliqit, pas shpërthimit…

6 minutes ago

Ivanovski: Filipçe mbetet kirurg i shkëlqyer, por në krye të LSDM-së nuk ka dëshmuar rezultate

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe kryetari i saj Venko Filipçe janë dy gjëra thelbësisht të ndryshme, tha profesori universitar dhe…

12 minutes ago

Elton Guranjaku: Elbasani është gati për BATE Borisov, kemi bërë përgatitjet tona! Në Superiore, Egnatia duket një hap para

Elton GuranjakuElbasani do të zhvillojë ndeshjen e parë europiane, atë në Conference League përballë BATE Borisov [...]Read More...

12 minutes ago

Interior Ministry: 55 measures in Shtip, 35 motorcyclists fined for not wearing helmets

Në një kontroll aksional të kryer më 4 korrik nga ora 17:00 deri në orën 23:00 në zonën e Shtipit,…

15 minutes ago

Trump on the eve of July 4: The communist threat is returning to our country

Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti amerikan Donald Trump u kërkoi qytetarëve të SHBA-së të mbrojnë liritë…

15 minutes ago

Sky News Highlights the Major Protest in Tirana, Rama Told “100 Years in Prison” on His Birthday

Jehona e revoltës popullore në Shqipëri ka kapërcyer kufijtë, duke marrë vëmendjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare. Gjiganti mediatik…

15 minutes ago