Categories: kosovë

Takimi Kurti–Trump në Nju Jork sfidon narrativën për “antiamerikanizmin” dhe dobëson rolin politik të Grenellit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua për herë të parë drejtpërdrejt me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Takimi u mbajt më 22 shtator, ndërsa Zyra e Kryeministrit e njoftoi publikun për të më 2 tetor.

Të lidhura

None found

Kurti deklaroi se gjatë bisedës e kishte falënderuar presidentin Trump për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s. Ai theksoi se edhe Kosova synon të bëhet pjesë e kësaj aleance dhe ritheksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten “aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special” i Kosovës.

Publicisti Fadil Lepaja e konsideron takimin një zhvillim të rëndësishëm diplomatik për Kosovën, pasi, sipas tij, ai krijon mundësi për promovimin e interesave të vendit në skenën ndërkombëtare.

“Çdo takim i një zyrtari të Kosovës me presidentin e SHBA-së përbën një hap të rëndësishëm diplomatik dhe një mundësi të madhe për promovimin dhe lobimin për interesat e vendit, veçanërisht për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, me fokus NATO-n dhe OKB-në, por edhe në konjukturat e reja që po krijohen në përpjekje për një rend të ri ndërkombëtar”, shprehet Lepaja.

Sipas publicistit, takimi duhet parë brenda kuadrit të marrëdhënieve të qëndrueshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat, në vlerësimin e tij, vazhdojnë pavarësisht ndryshimeve politike në të dyja vendet.

“Takimi i kryeministrit Kurti është padyshim edhe një sukses i qeverisjes së tij. Ai përcjell mesazhin se, në rrafshin gjeopolitik, as Kosova dhe as SHBA-ja nuk kanë dilema: ne jemi mbështetur te SHBA-ja dhe kemi marrë në vazhdimësi mbështetje të fuqishme prej saj”, thotë ai.

Lepaja thekson se raporti mes Kosovës dhe SHBA-së nuk përcaktohet vetëm nga qeveritë apo politikanët që ndodhen në pushtet, por ka një dimension më të gjerë.

“Pavarësisht se kush drejton SHBA-në dhe Kosovën, kjo miqësi mes një superfuqie dhe një vendi të vogël, por dinjitoz të aleancës perëndimore, vijon të jetë e fuqishme dhe e palëkundur, në një kohë kur fqinjët tanë veriorë përballen me dilema dhe përçarje të thella gjeopolitike”, deklaron publicisti.

Në analizën e tij, Lepaja e lidh takimin Kurti–Trump edhe me përplasjet politike të brendshme në Kosovë, veçanërisht me akuzat e përsëritura ndër vite se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pasur qëndrime antiamerikane.

“Takimi mes presidentit Trump dhe kryeministrit Kurti ka rëndësi edhe për rreshtimet politike në vend. Një bllok antiqeveritar e kishte mbështetur bazën e tij politike te ‘antiamerikanizmi’ i kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes, një pretendim që vështirë se ka pasur bazë dhe që kryesisht mbështetej në deklaratat e një ish-zyrtari të lartë të administratës së mëparshme të presidentit Trump, roli i të cilit ndryshoi në administratën aktuale”, shprehet ai.

Duke iu referuar ish-emisarit amerikan Richard Grenell, Lepaja vlerëson se takimi i zhvilluar në Nju Jork e vë në diskutim ndikimin politik të deklaratave të mëparshme, përmes të cilave Kurti paraqitej si problematik në raport me Uashingtonin.

“Ky takim, së bashku me kohëzgjatjen e tij, në njëfarë mënyre i zhvlerëson të gjitha deklaratat e ish-zyrtarit të SHBA-së, Grenell, dhe të bashkëpunëtorëve të tij në partitë dhe mediat shqiptare e kosovare”, deklaron Lepaja.

Publicisti e konsideron këtë zhvillim të rëndësishëm edhe nëse Kosova shkon drejt një procesi të ri zgjedhor, pasi ai mund të ndikojë në mënyrën se si do të trajtohen politikisht marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, ky takim padyshim i çarmatos altoparlantët e Grenellit mes nesh, por mund të shërbejë edhe si dekurajim për Grenell-istët në LDK që të kundërshtojnë marrëveshjen për presidentin”, thotë Lepaja.

Në përmbyllje, ai e interpreton takimin si një zhvillim që prek drejtpërdrejt edhe fuqinë politike të grupimit të lidhur me ish-emisarin amerikan.

“Me një fjalë, ky takim e nxjerr nga loja kartën politike dhe grupin politik që ende udhëhiqet nga ish-emisari Grenell”, përfundon Fadil Lepaja.

të fundit

Rangnick kritikon gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” para përballjes me Kosovën

Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, u ankua për gjendjen e fushës në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë një ditë…

4 minutes ago

Thomas Muller zgjedh mes Messit dhe Ronaldos: Ja kush është më i madhi

legjenda gjermane, Thomas Muller i është përgjigjur pyetjes mbi debatin më të madh të shekullit 21 në futboll, se cili…

4 minutes ago

Berisha kundërshton daljen nga institucionet: Do t’i shërbente Ramës

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur propozimeve dhe diskutimeve të aleatëve politikë gjatë takimit në selinë blu, duke u ndalur…

14 minutes ago

Shpërndarja e videove intime, reagon Eli Fara: Jam me kokën lart, asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim…

Këngëtarja Eli Fara, ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së një videoje intime, duke folur për cenimin e privatësisë dhe për…

17 minutes ago

After searches of Ron Yeffet and Ardi Veliu, SPAK investigates abuse of office and violation of equality in tenders

Një ditë pas kontrolleve në banesën e biznesmenit amerikano-izraelit Ron Yeffet, News24 mëson se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar…

20 minutes ago

27-year-old arrested in Mamurras after hitting police vehicle during pursuit

Një 27-vjeçar i identifikuar si Edmir Xhaferri, është arrestuar në Mamurras pas një ndjekjeje nga Policia, pasi dyshohet se qarkullonte…

20 minutes ago