Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi sot një bisedë me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schübel.
None found
Në qendër të diskutimit ishin lëvizjet e fundit politike në vend, procesi i formimit dhe vënies në funksion të plotë të institucioneve, si dhe qëndrimet që mban LDK-ja përballë situatës aktuale politike dhe institucionale në Kosovë.
Abdixhiku nënvizoi angazhimin e palëkundur të partisë për të mbrojtur interesat shtetërore të Kosovës, për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për të siguruar funksionimin normal të institucioneve demokratike dhe një stabilitet të qëndrueshëm institucional.
Një pikë tjetër e rëndësishme e takimit ishte bashkëpunimi i ngushtë Kosovë-BE dhe mbështetja e vijueshme e unionit për zhvillimin demokratik dhe rrugëtimin evropian të vendit.
Në përfundim, Abdixhiku i shprehu mirënjohjen ambasadorit Schübel për bashkëpunimin dhe përkushtimin e pandërprerë të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili…
Ilnisa Agolli ka “trazuar” së fundmi rrjetet sociale, pasi ka njoftuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e…
Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më…
Të paktën 22 të burgosur politikë në Bjellorusi po mbahen në spitale psikiatrike, ku u nënshtrohen trajtimeve të detyrueshme pa…
Arsenali ka marrë tre pikë të mëdha në udhëtim te Liverpooli, në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën Premier.“Reds”…
Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dyshuar terrorist ndaj kompleksit muzeor Tsaritsyno në…