Categories: kosovë

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari takohet me senatoren Joni K. Ernst, në fokus thellimi i bashkëpunimit

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zhvilloi një takim me senatoren amerikane nga shteti i Ajovës, Joni K. Ernst.

Të lidhura

None found

Në këtë vizitë, Ernst shoqërohej nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, si dhe nga Gjeneral Major Stephen Osborn, Agjutant i përgjithshëm i Ajovës.

Sipas njoftimit, Jashari e falënderoi senatoren për vizitën dhe vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Republikës së Kosovës dhe FSK-së.

Bisedimet u përqendruan te zhvillimet e tanishme, e ardhmja dhe prioritetet e FSK-së, si dhe te rëndësia e vijimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për situatën aktuale të sigurisë dhe sfidat me të cilat përballen bashkërisht, bëhet e ditur në njoftim.

Në përmbyllje të takimit, komandanti i FSK-së i shprehu mirënjohje senatores Ernst për vizitën dhe kontributin e saj në fuqizimin e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai nënvizoi nevojën për thellimin e mëtejshëm të partneritetit dhe të marrëdhënieve dypalëshe në sektorët e mbrojtjes dhe sigurisë.

të fundit

Lorent Tolaj përballë zgjedhjes: Kosovën, Shqipërinë apo Zvicrën?

Sulmuesi i Bristol Cityt, Lorent Tolaj, së shpejti do ta merr vendimin më të rëndësishëm të karrierës, se kë të…

2 minutes ago

Parlamenti hungarez emëron Peter Fejes prokuror të përgjithshëm me mandat 9-vjeçar, mes hetimeve për korrupsionin e epokës Orban

Parlamenti hungarez ka zgjedhur Peter Fejes, si prokurorin e ri të përgjithshëm të vendit, në një kohë kur po intensifikohen…

12 minutes ago

Sulmi i Realit shkëlqen pa Vinicius Jr, rikthimi i brazilianit vë në provë Jose Mourinhon

Real Madridi po kalon një periudhë fantastike, me gjashtë fitore radhazi dhe një repart ofensiv që më në fund ka…

14 minutes ago

U vetëplagos me armën e shërbimit, reagon Ministria e Mbrotjes: Efektivi është nisur me urgjencë drejt Traumës

Ministria e Mbrotjes ka reaguar për plagosjen e rëndë të efektivit gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës…

17 minutes ago

18-month-old baby is fifth confirmed measles case in Macedonia

Një tjetër rast me fruth është konfirmuar në Maqedoni, duke e çuar numrin e personave të infektuar në pesë, njoftoi…

30 minutes ago

Rama, go” written on fine notices as protesters challenge police: We did not block the roads; we protested peacefully

Sot më 3 nëntor u mbajt protesta e 22-të studentore kundër qeverisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Siç…

30 minutes ago