Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës, deklaroi se aktualisht nuk vërehet as seriozitet dhe as vullnet politik për zgjedhjen e presidentit.
None found
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai tha se barra kryesore për zgjidhjen e kësaj çështjeje bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekt që udhëheq qeverinë.
Tahiri theksoi se Aleanca nuk mban përgjegjësi për vonesat në konstituimin e institucioneve dhe për përsëritjen e proceseve zgjedhore. Sipas tij, përgjegjësia u takon partive që përbëjnë shumicën parlamentare, ndërsa Aleanca do të vazhdojë të japë kontributin e saj. Ai shtoi se Kuvendi duhet të ketë një qëndrim lidhur me zhvillimet në Hagë dhe se në mbledhjen e Kryesisë kontribuuan që komisionet të funksionalizohen, ndërsa deklarata të jetë e përbashkët dhe unifikuese.
Sipas Tahirit, po të ekzistonte vullneti i nevojshëm politik, kryeministri dhe drejtuesit e partive do të angazhoheshin për t’i dhënë Kosovës një zgjidhje, në vend që vendi të përballej me zgjedhje çdo tre muaj. Ai e cilësoi si papërgjegjësi totale faktin që kryetari i një partie, i cili është edhe kryeministër, qëndroi një javë në Nju Jork dhe nuk e mblodhi institucionin për një javë pas zhvillimeve në Hagë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës shprehu gjithashtu përkrahjen për ndryshimet ligjore që lidhen me Gjykatën Speciale.
“E mbështeta Grupin Parlamentar të PDK-së në nismën për ligjin, i cili tashmë ndodhet në Qeveri. Çdo iniciativë që do të paraqesë Aleanca dhe që ndihmon drejtësinë dhe kthimin e çlirimtarëve do ta ketë përkrahjen tonë”, deklaroi Tahiri.
Bayern Munich ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes në Bundesligë, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola…
Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të jetë e tensionuar edhe në këto momente. Një re e dendur gazi lotsjellës ka…
Me përshpejtimin e ndërtimit të autostradës Prilep-Manastir, hapen rreth 1.200 vende të reja pune të mirëpaguara për inxhinierë të ndërtimit…
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është Besart Cecelia, ish-futbollisti i njohur kosovar, i cili pas…
Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa interesimi për shërbimet e tij po shtohet…
Festat e Nëntorit kanë sjellë një mori urimesh në rrjetet sociale edhe nga personazhet e njohur të ekranit dhe muzikës…