Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që në seancën e nesërme ta votojë Ligjin për Specialen në të dyja leximet. Ai ka nënvizuar se shqyrtimi i këtij ligji nuk duhet të kthehet në përplasje politike.
None found
Përmes një postimi, Tahiri ka kërkuar që në leximin e dytë të kontrollohet në mënyrë të detajuar nëse Komisioni për Legjislacion ka lënë jashtë ndonjë çështje. Në rast nevoje, sipas tij, duhet të paraqiten amendamente për përmirësimin e tekstit ligjor.
“Nesër nuk duhet të bëhet lojë me asnjërin lexim”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka apeluar për një trajtim të përgjegjshëm të çështjes, pa e kthyer atë në konkurrencë politike për të përcaktuar se kush duket apo flet më shumë.
Sipas tij, votimi i ligjit nuk duhet të konsiderohet përmbyllje, por hapi i parë i një angazhimi më të gjerë të institucioneve të Kosovës për mbrojtjen e historisë dhe luftës çlirimtare.
“Nesër duhet të jetë një nisje e re”, ka theksuar ai.
Tahiri ka kërkuar që gjatë dy viteve të ardhshme Kosova të dëshmojë seriozitet për procesin gjyqësor në Hagë. Ai ka propozuar ndërtimin e një qasjeje institucionale, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme për ruajtjen e historisë dhe të së vërtetës mbi luftën çlirimtare.
“Nesër nuk duhet të jetë fundi i një debati, por fillimi i një pune më të madhe të shtetit për çlirimtarët”, ka përfunduar Tahiri.
Shqipëria e vajzaveMë 9 tetor, Shqipëria e vajzave do të presë në “Loro Boriçi” Uellsin, për ndeshjen e vlefshme të…
Modelja e njohur, Negisa Dido, ishte e ftuar sot në një emision televiziv ku foli për eksperiencën e saj në…
Mesfushori Valon Berisha iu ka bërë thirrjeve yjeve shqiptarë që të vijnë të luajnë për Kosovën.Ai për “Klan Kosova” ka…
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë privuan nga liria 12 shoferë për shkak…
Dy fëmijë 14-vjeçarë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku në Gostivar, në të cilin kanë marrë pjesë tre makina…
Në Parlamentin grek pasditen e së dielës u ngrit, pasi një person i panjohur telefonoi në numrin qendror të Parlamentit…