Categories: kosovë

Tahiri: Aleanca nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj Qeverisë Kurti, s’kërkon poste apo marrëveshje për ekzekutivin

Besnik Tahiri, deputet i zgjedhur i Aleancës, ka bërë të ditur se partia që përfaqëson vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj Qeverisë Kurti dhe nuk është duke synuar as marrëveshje politike, as pozita për t’u bërë pjesë e ekzekutivit.

Të lidhura

None found

Sipas tij, nëse raporti i Aleancës me Qeverinë Kurti do të kishte pësuar ndryshim, atëherë partia do të kishte hyrë në bisedime për përfshirje në qeveri.

“Pozicioni i Aleancës në raport me Qeverinë Kurti nuk ka ndryshuar, po të kishte ndryshuar ai raport, ne do të ndërtonim marrëdhënie politike, do të synonim të kemi marrëveshje politike për të qenë në qeveri. Ne e kemi thënë shumë qartë, që ne nuk po kërkojmë pozicione as marrëveshje politike për qeveri. Ne kemi thënë se deri më tani kanë ndodhur tri palë zgjedhje dhe kemi dhënë një pozicion politik me gjashtë kushte që mendojmë janë shumë të rëndësishme”, deklaroi ai.

Tahiri foli edhe për variantin e krijimit të një qeverie të pakicës, duke vlerësuar se një lëvizje e tillë do të synonte prodhimin e një bllokade të re dhe hedhjen e fajit mbi ish-opozitën nga ana e Qeverisë në detyrë.

“Me vendimin i tij për të themeluar një qeveri të pakicës me 62 ose 63 vota ka vetëm një qëllim, të na fusë në 60 ditëshin e ardhëm, kur është koha për ta zgjidhur presidentin, dhe të na fusë në një situatë ku thonë ‘ja këta po na bllokojnë’. Jo, zotëri, nuk po të bllokojmë. Nuk po të bllokojmë, sepse votat i ke marrë. Në logjikën e publikut, çdo kompromis shihet si koncesion. Aleanca nuk ka bërë asnjë koncesion me pozicionin e vet politik si parti politike”, deklaroi ai.

të fundit

Ursula von der Leyen to visit Skopje on Friday

Komisioni Evropian në brifingun e së premtes me gazetarët e konfirmoi turneun e presidentes Ursula Von der Lajen në Ballkanin…

2 minutes ago

Filipçe warns: Macedonia at risk of being isolated from the European path

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në takimin e sotëm me delegacionin nga Senati i Republikës së Francës, shprehu shqetësim serioz…

3 minutes ago

Tenth night of the “Not in my name” protest in Prishtina, support for the KLA and its leaders in The Hague

Edhe sonte, natën e dhjetë me radhë qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin…

4 minutes ago

Konjufca in New York: The ruling against former KLA leaders must be corrected

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Gala Mbrëmjen e…

5 minutes ago

Enio Jaço raises the alarm over developments in the country: Balluku facing accusations, Vlora Hyseni under arrest and investigations into ties between crime…

Zhvillimet e fundit në vend kanë sjellë një reagim nga ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, i cili…

5 minutes ago

Did Hitler kill his niece? Shocking archival documents reopen the nearly 100-year-old mystery

Një sërë dokumentesh arkivore të zbuluara herë pas here ngre dyshime të forta që Adolf Hitleri mund të ketë vrarë…

6 minutes ago