Sylejmon Jusufi është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 (katër) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim, si dhe me gjobë prej tetëmijë (8000) eurosh. Sipas njoftimit për media, ekzekutimi i dënimit do të bëhet pasi aktgjykimi të marrë formë të prerë.
Dënimi lidhet me kryerjen në bashkëkryerje të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, të parashikuar nga neni 267, paragrafi 2, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
None found
Për pagesën e gjobës, të akuzuarit i është caktuar afati prej 30 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në përputhje me nenin 43, paragrafi 2 të KPRK-së. Në rast se ai nuk dëshiron ose nuk është në gjendje ta paguajë atë, Gjykata do ta kthejë gjobën në burgim sipas nenit 43, paragrafi 3 të KPRK-së, duke përllogaritur një (1) ditë burg për çdo 20 euro gjobë.
Jusufi duhet të paguajë gjithashtu dyqind (200) euro për paushallin gjyqësor dhe njëqind (100) euro për Fondin për Kompensim të Viktimave të Krimit. Për këto pagesa është përcaktuar një afat prej 15 ditësh, por jo më shumë se tre muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar t’i drejtohet një kontesti të rregullt civil.
Kundër aktgjykimit, palët mund të paraqesin ankesë brenda 30 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës, nëpërmjet Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Fenerbahce thuhet se ka fituar edhe 2 milionë euro të tjera pasi Arda Guler arriti 125 paraqitje me Real Madridin,…
Nga një vajzë që ëndërronte sigurinë financiare në gruan që e shndërroi familjen Kardashian-Jenner në markë botërore. Pas pasurisë, famës…
Sfida Shqipëri-Finland, është programuar më 12 nëntor. Ky takim, do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe vlen për raundin…
Mohamed Salah pritet të marrë dy nderime të rralla në Turqi, vetëm pak muaj pasi u transferua në këtë vend.Gjatë…
A keni probleme me gjumin dhe tretjen? Ekziston një zgjidhje — Klan Kosova [...]Read More...
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mori pjesë sot në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, të organizuar nga Euronews.Siljanovska-Davkova kujtoi…