Categories: kosovë

Sveçla: Rasti Rashkoviq nuk duhet të përdoret për të larguar vëmendjen nga zbulimi i tri varrezave masive

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) po heton ankesën e Nenad Rashkoviqit, i cili pretendon se është rrahur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas Sveçlës, pas rekomandimit të IPK-së, dy zyrtarë policorë janë pezulluar nga detyra. Ai tha se pas përfundimit të procesit hetimor, opinioni do të informohet për gjetjet dhe masat e mundshme.

“Sapo jemi njoftuar për këtë ankesë, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimin e rastit. Tashmë e dini se, mbi bazën e rekomandimit të këtij inspektorati, eprorët e policisë kanë pezulluar dy zyrtarë policorë. Kur hetimet të përfundojnë, publiku ynë do të njoftohet për të gjeturat dhe masat eventuale ndaj cilitdo”, deklaroi Sveçla.

Ministri në detyrë kritikoi gjithashtu presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ai po përpiqet ta përdorë rastin Rashkoviq për të zhvendosur vëmendjen nga hetimet lidhur me krimet e luftës në Kosovë.

Sveçla e cilësoi të papranueshme sjelljen e presidentit serb dhe tha se deklaratat e tij synojnë të minimizojnë veprimet e shtetit të Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

“Dua të përmend po ashtu sjelljen absolutisht të papranueshme të Presidentit Vuçiç, i cili një pretendim tenton ta shfrytëzojë për minimizimin e veprimeve të shtetit të Serbisë në luftën e fundit në Kosovë, për tërheqjen e vëmendjes nga të gjeturat, të cilat janë të tmerrshme. Domethënë kemi zbuluar tri varreza masive, kemi zbuluar 71 armë të gjata”, tha ai.

Në vend të deklaratave publike, sipas Sveçlës, Vuçiq duhet të bashkëpunojë me institucionet dhe të hapë arkivat e Serbisë për krimet e kryera gjatë luftës.

Ministri në detyrë shtoi se institucionet do t’i përmbyllin hetimet për të dyja çështjet. Ai kërkoi nga presidenti i Serbisë që të ndihmojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

të fundit

Faton Peci: Identifikimi i tre intelektualëve të zhdukur, dhimbje për Mitrovicën dhe Kosovën

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…

14 minutes ago

VLEN e cilëson skandal të paprecedent lirimin nga arresti të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit

"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…

21 minutes ago

Personeli i KFOR-it stërvitet për evakuimin mjekësor me helikopterë

Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…

25 minutes ago

Dhunoje në trup, jo në fytyrë, që të mos dallohej”/ Rrëfimi i gruas, ish-bashkëshorti i së cilës vrau dy vëllezërit e saj

Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…

25 minutes ago

Manchester United përmbys Romën pas disavantazhit prej dy golash

Tri gola në pjesën e dytë ia kanë siguruar Manchester Unitedit fitoren ndaj Romës që avanconte me dy gola në…

25 minutes ago

Interi fiton 3-0 në fushën e Feyenoordit dhe shkon në gjashtë pikë

Interi ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Feyenoordin me rezultat 3-0 në udhëtim. Skuadra italiane…

25 minutes ago