Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka vlerësuar si zhvillim pozitiv fillimin e largimit gradual të KFOR-it nga Ura Kryesore e Mitrovicës. Sipas tij, përmirësimi i gjendjes së sigurisë do të mundësojë edhe uljen e pranisë së Policisë së Kosovës në këtë urë.
None found
Sveçla tha se ky ndryshim do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in, i cili deri më tani ka qenë përgjegjës për sigurinë në Urën Kryesore të Mitrovicës, ndërsa kapacitetet e Policisë së Kosovës janë duke u rritur.
“Është padyshim një lajm i mirë. Ky proces do të zhvillohet në koordinim të ngushtë me KFOR-in, që deri tani ka pasur përgjegjësinë për sigurinë në këtë urë”, deklaroi ai.
Ministri në detyrë theksoi se, paralelisht me përmirësimin e sigurisë, do të reduktohet edhe prania e Policisë së Kosovës. Ai e cilësoi këtë si një proces afatshkurtër, i cili synon të garantojë që hapja e urës të jetë në të mirë të të gjithëve dhe të mos ketë pasoja negative për askënd.
“Do të vijë koha kur hapat e ardhshëm do të bëhen publikë dhe do të shihen, ashtu siç po shihen edhe sot. Ajo që për 27 vite ka qenë një shqetësim, por edhe simbol i ndarjes, do të mbetet një kujtim”, tha Sveçla.
Ai shtoi se institucionet po punojnë që procesi të përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke paralajmëruar se së shpejti do të ketë edhe zhvillime të tjera pozitive.
“Të gjithë jemi të përkushtuar që ky proces të përfundojë sa më mirë dhe shumë shpejt do të kemi lajme të tjera të mira”, u shpreh ai.
Duke folur për deklaratat e ardhura nga Serbia dhe zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, Sveçla tha se Kosova nuk është më në gjendjen e dikurshme, por është forcuar dhe është e gatshme të marrë përgjegjësi për garantimin e sigurisë së të gjithëve.
“Jemi mësuar të dëgjojmë vazhdimisht deklarata që cenojnë sovranitetin dhe rrezikojnë sigurinë e Republikës së Kosovës. Këto qëndrime nuk na befasojnë, pasi Serbia nuk ka ndryshuar dhe mbetet e njëjta si në vitet 1998-1999 dhe në periudhat e mëhershme. Ndërkohë, Kosova nuk është më ajo e dikurshmja. Ajo po forcohet, po ecën përpara dhe është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë për të garantuar siguri për të gjithë, si dhe për të krijuar rrugë e mundësi për zhvillim dhe prosperitet të mëtejshëm të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai, raporton RTKLive.
Lidhur me shpalljen person non grata të drejtorit të Telekomit të Serbisë, Sveçla paralajmëroi se masa të ngjashme mund të merren edhe ndaj personave të tjerë që, sipas tij, përbëjnë kërcënim për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Çdo person që hyn në territorin e Republikës së Kosovës dhe vepron apo synon të rrezikojë sovranitetin ose integritetin territorial të saj, do të përballet me të njëjtat masa”, tha ai.
Java do të startojë me një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke lënë…
Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...
Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…
Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…