Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim gjeneralmajorin Ozkan Ulutas, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të KFOR-it.
Sipas një njoftimi të publikuar nga Sveçla në Facebook, gjatë takimit u shqyrtuan rezultatet e arritura nga partneriteti i deritanishëm dhe u nënvizua nevoja për vijimin e angazhimit të përbashkët në funksion të sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Kosovë.
None found
Sveçla theksoi se marrëdhënia e bashkëpunimit me gjeneralmajorin Ulutas ka qenë e ngushtë dhe shumë e mirë edhe gjatë mandatit të tij të dytë në krye të KFOR-it në Kosovë.
Ministri shprehu mirënjohje për përkushtimin, punën dhe kontributin e komandantit Ulutaş gjatë këtij mandati, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet vendore.
Ai vlerësoi se rezultatet e këtij partneriteti dëshmojnë rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, në interes të sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.
Kanë mbetur edhe vetëm pak orë deri në orën 24:00, kur kalon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen…
Rolando Maran (Foto e gjeneruar me AI)Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Rolando Maran do të zbresë në fushën e…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sot në…
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kërkuar që çështja e ligjit të përmbyllet…
Banka Botërore ka parashikuar rritje ekonomike prej 3,2% për Maqedoninë e Veriut për vitin 2027. Kjo shënon rritje për 0,3%…
Chevrolet Corvette ZR1X po tërheq vëmendje të madhe në treg, pasi një model i vitit 2027 në ankand ka kaluar…