Një zyrtar policor i trafikut është suspenduar nga Policia e Kosovës pas një incidenti të ndodhur para fillimit të protestës së sotme të organizuar nga OVL-UÇK-ja në Prishtinë.
None found
Rasti ndodhi kur pjesëtarët e policisë tentuan ta ndalonin ish-deputeten Aida Dërguti, nën dyshimin se kishte shkelur rregullat e komunikacionit teksa po kalonte rrugën për t’iu bashkuar protestës.
Ndërhyrja policore nxiti kundërshtimin e protestuesve dhe më pas situata degjeneroi në përplasje mes tyre dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi se zyrtari i trafikut është suspenduar në lidhje me këtë ngjarje.
Në përgjigje të kërkesës për sqarim, Kelani tha se masa është marrë në përputhje me udhëzimet dhe procedurat përkatëse, pasi zyrtari ishte përfshirë në një rast para nisjes së protestës së sotme në kryeqytet.
Sipas gazetarit Christian Falk, në podcastin CF Bayern Insider, Bayern Munich po e konsideron mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde, si…
Përderisa nxënësit ishin në një ekskursion në Monte Karlo, një drejtor shkolle dhe një ndihmësdrejtor dyshohet se kanë luajtur bixhoz…
Taksa e reduktuar e vlerës së shtuar për naftën mbetet në fuqi deri më 20 tetor 2026. Qeveria po e…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, që ndodhi sot në Livoç të Gjilanit. Duke iu…
Kryeministri Albin Kurti u takua sot me komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Christophe Kamp, me të cilin…
“Në shënjestër” Ajo që e kompromentoi pozitën e Vlora Hysenit, përballë ligjit, ishin komunikimet e saj me Ergys Agasin, gjatë…