Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës në Prishtinë, duke i kërkuar Policisë së Kosovës të ndalë atë që e konsideron dhunë të tepruar dhe të paprovokuar.
None found
Përmes një reagimi të publikuar gjatë protestës, organizata u ka bërë thirrje zyrtarëve policorë të mos përdorin forcë ndaj fëmijëve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe qytetarëve.
“Polici, e dimë që jeni me urdhër dhe se po zbatoni urdhra. Por mbani duart larg fëmijëve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe qytetarëve të këtij vendi”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.
Organizata ka kërkuar ndërprerjen e asaj që e cilëson si “dhunë të tepruar dhe të paprovokuar”, duke sqaruar se protesta, sipas saj, nuk është e drejtuar kundër pjesëtarëve të Policisë.
“Ne nuk kemi punë me ju. Kemi punë me përfaqësuesit e popullit dhe kërkojmë që ata të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, vijon reagimi.
OVL-UÇK ka apeluar gjithashtu që uniforma e Policisë të mos përdoret, siç pretendohet në reagim, si instrument dhune ndaj qytetarëve.
Ky reagim u bë publik në një situatë të tensionuar pranë institucioneve shtetërore në Prishtinë, ku protesta është shoqëruar me ndërhyrje të Policisë së Kosovës.
MPB Maqedoni njofton se dje 05.10.2026, në orën 21:20 dhe 21:55, në Tetovë, nëpunës policorë të Ekipit Mobil “Task Force”…
Kupa e ShqiperiseKanë nisur 3 ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, nga ku skuadrat do të kërkojnë…
Një ish-oficer i CIA-s, në banesën e të cilit autoritetet gjetën 303 shufra ari me vlerë rreth 40 milionë dollarë,…
Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale se një nënë ka sjellë në jetë…
Ministria e Shëndetësisë njofton se përkohësisht pezullohet imunizimi me vaksinën BCG, pas informacioneve të publikuara në mediat kroate për reaksione…
Më shumë se 4,500 “përfitues të rremë” të ndihmës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore u zbuluan gjatë kontrolleve të…