Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, i cili kishte kërkuar rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të PDK-së në gjithë vendin.
Sipas vlerësimit të Supremes, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vepruar drejt kur e ka refuzuar ankesën e Kryeziut.
None found
Kryeziu i ishte drejtuar Gjykatës Supreme me ankesë, përmes së cilës kishte kërkuar që brenda subjektit të tij politik të bëhej rinumërim i plotë i votave preferenciale nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai kishte argumentuar se rinumërimi i urdhëruar më herët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte evidentuar pasaktësi në numërimin fillestar të votave në qendrat komunale të numërimit.
“Si rrjedhojë, Gjykata Supreme vlerëson se PZAP ka vendosur drejtë lidhur me refuzimin e ankesës së ankuesit, kandidatit për deputet të Kuvendit Kosovës Qëndrim Kryeziu, nga Subjekti Politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe atë duke iu referuar dispozitës nga neni 118.1 të LZP-së, ku është përcaktuar se: “PZAP-i, pranon ankesat e bazuara në fakte dhe refuzon ankesat të cilat nuk i përmbushin kriteret e miratuara paraprakisht” dhe nenit 13 paragraf 4 të Rregullores Nr.01/2025 për Procedurat e Parashtrimit dhe Vendosjes së Ankesave të PZAP-it, ku është përcaktuar se: “PZAP-i mund në përgjithësi të refuzoj një ankesë apo grup 6 ankesash nëse ato nuk paraqesin raste prima facie ose ku ankesa apo grupi i ankesave është dukshëm i pabazë”. Po ashtu me nenin 117.3 të LZP-së përcaktohet se: “Vendosja për ankesat nga PZAP-ja mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse”.
Mbi këtë bazë kjo gjykatë i ka vlerësuar të pabazuara pretendimet e lartcekura se PZAP e ka refuzuar ankesën e ankuesit duke neglizhuar parimin e integritetit të procesit zgjedhor duke iu referuar mungesës së saktësisë së votave të fituara nga kandidati, kjo pasi që në rastin konkret nuk janë paraqitur dëshmi të qarta dhe bindëse për shkeljet e pretenduara, andaj edhe PZAP me të drejtë ka refuzuar ankesën si të pabazuar. Nisur nga gjendja faktike e vërtetuar, kjo Gjykatë konstatoi se në këtë çështje juridike, gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe nuk është shkelur ligji në dëm të parashtruesit të ankesës, prandaj, pretendimet ankimore janë refuzuar si të pabazuara. Kjo për faktin se si të tilla nuk dëshmuan se përmbushin shkaqet për të cilat mund të paraqitet ankesa që të prezantohen fakte të reja nga pala e interesuar dhe, nuk u gjetën shkelje procedurale e as ndonjë gabim faktik i cili ndikon në të drejtat e palës apo ligjshmërinë e procedurës”, thuhet në vendimin e Supremes.
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…