Categories: kosovë

Supreme e shpall të palejuar padinë e Ministrisë së Drejtësisë ndaj Odës së Avokatëve për tarifat e regjistrimit

Gjykata Supreme ka vendosur ta rrëzojë si të palejuar padinë që Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, kishte ngritur kundër Odës së Avokatëve të Kosovës në lidhje me tarifat e regjistrimit.

Në aktvendim thuhet se Ministria e Drejtësisë, përmes Avokaturës Shtetërore si përfaqësuese e saj e autorizuar, e ka dorëzuar padinë ndaj OAK më 12 qershor 2026, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të lidhura

None found

Gjatë shqyrtimit paraprak, Supremja ka konstatuar se padia e paraqitur nuk ishte e qartë dhe as e kuptueshme sa i përket aktit që kundërshtohej, çka sipas gjykatës e pamundësonte vlerësimin e mëtejmë të bazueshmërisë së saj. Për këtë arsye, MD-ja ishte urdhëruar ta korrigjonte dhe plotësonte padinë.

Më pas, me parashtresën e 18 qershorit 2026, paditësja e ka plotësuar dhe saktësuar kërkesëpadinë, duke kërkuar nga Gjykata Supreme që të shfuqizojë si të kundërligjshme lartësinë e shpenzimeve të regjistrimit të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Megjithatë, Gjykata Supreme ka vlerësuar se kjo çështje nuk bën pjesë në kompetencën lëndore të saj.

“Gjatë shqyrtimit paraprak të padisë, u vërtetua se aktin të cilin e konteston paditësja në këtë çështje administrative nuk është akt nënligjor posaçërisht një akt i nxjerrë në bazë të autorizimit të shprehur të një ligji të miratuar nga Kuvendi ashtu siç e percaktojnë edhe dispozitat e LKA-së”, thuhet në vendim.

Sipas arsyetimit të Supremes, në padi kërkohet shfuqizimi i lartësisë së shpenzimeve të regjistrimit, por këto shpenzime janë të përcaktuara te “Kërkesa për regjistrim në regjistrin e avokatëve”, e cila, sipas gjykatës, nuk i plotëson kushtet për t’u konsideruar akt nënligjor normativ.

“Sipas nenit 10 paragrafi 4 të LKA-së, Gjykata Supreme ka kompetencë të shqyrtojë vetëm: revizionet e paraqitura kundër aktgjykimeve të giykatës së shkallës së dytë, të cilat i paraqiten gjykatës së shkallës së parë dhe paditë për shfuqizimin e akteve nënligjore normative, që paraqiten drejtpërdrejt në këtë gjykatë. Andaj, nga peëmbajtja e padisë nuk rezulton se rasti ka të bëjë me ndonjë akt nënligjor normativ dhe as me revizion”, thuhet më tej në vendim.

Si rrjedhojë, gjykata ka ardhur në përfundim se akti i kontestuar nuk përmban elementet e një akti nënligjor normativ. Për pasojë, nuk janë përmbushur kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për shqyrtim të mëtejmë, përfshirë edhe kompetencën ligjore të kësaj gjykate, ndërsa nuk ekziston as ndonjë aktgjykim apo lëndë që mund të trajtohet përmes mjetit të jashtëzakonshëm juridik. Në këto rrethana, padia është hedhur poshtë si e palejuar.

“Gjykata Supreme, në referim të nenit 10 paragraf 4 të LKA-së, vlerësoj se kjo gjykatë, gjykon sipas revizionit dhe si shkallë e parë dhe e vetme, ndaj kërkesëpadive për shfuqizimin e një akti nën-ligjor normativ, të gjitha paditë e tjera gjykohen në gjykatën e shkallës së parë si gjykatë kompetente”, thuhet në vendim.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Oda e Avokatëve të Kosovës, e cila ka deklaruar se përpjekja e Qeverisë për t’i vënë në pikëpyetje aktet e Odës nuk e kaloi as fazën fillestare të lejueshmërisë procedurale.

“Oda e Avokatëve e Kosovës nuk do të njohë dhe nuk do të zbatojë asnjë vendim, akt apo urdhër të nxjerrë nga organe që veprojnë jashtë kompetencave të tyre ligjore. Çdo ndërhyrje e tillë është juridikisht e pabazuar dhe nuk prodhon pasoja juridike ndaj Odës së Avokatëve”, thuhet në reagim.

të fundit

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…

13 minutes ago

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

25 minutes ago

Formati me 48 skuadra në Kupën e Botës 2026 prodhoi rrëfime të veçanta, por favoritët mbetën thuajse të paprekur

Kupa e Botës 2026 debutoi me formatin e ri me 48 kombëtare, duke sjellë më shumë ekipe, histori të reja…

1 hour ago

Burjani: An Agreement Only on the President Would Pull Kosovo Out of the Political Deadlock

Juristi Blerim Burjani ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive vetëm për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke…

1 hour ago

Protest activists speak out / Lleshi: Albanian land has been turned into an experiment! Kurti: Rama treats us like people with tails

Dy aktivistët Arilda Lleshi dhe Andi Kurti, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë shpjeguar disa prej…

1 hour ago

Protest/ Artan Hoxha: Rama has deployed anti-terror and SHISH, 173 people under scrutiny

Gazetari Artan Hoxha, duke treguar reagimin e qeverisë pas nisjes së protestës qytetare, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN…

1 hour ago