Categories: kosovë

Sulmi ndaj kanalit Ibër-Lepenc, në gjykatë po dëshmojnë dëshmitarët e mbrojtjes

Seanca gjyqësore për sulmin në kanalin Ibër-Lepenc po vijon me dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtjes së të akuzuarve.

Të lidhura

None found

Deri tani para gjykatës ka dëshmuar Tiana Viqentijeviq, mbesa e të akuzuarve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq.

Avokati Millosh Deleviq, i cili mbron Dragisha dhe Jovan Viqentijeviqin, kërkoi një pauzë pesëminutëshe për t’u konsultuar me palën mbrojtëse.

Tiana Viqentijeviq deklaroi se më 29 nëntor 2024, ditën kur ndodhi sulmi, axha i saj Jovani kishte ardhur, si zakonisht, në shtëpi për t’u përgatitur për punë.

Sipas dëshmisë së saj, rreth orës 19:00 ata kishin qëndruar duke biseduar dhe duke pirë çaj, ndërsa ndërrimi i punës së Jovanit niste në orën 20:00. Ajo bëri të ditur se ai punon në ujësjellësin në Gazivodë.

“Atë ditë ai ka ardhur në Zubin Potok, është kthyer te ne, ka sjellë vezë nga fshati dhe unë si çdo herë tjetër e kam thirrë të na vizitojë. Ai tha se po shkon të përgatitet dhe nëse ka kohë do vijë të na vizitojë. Pasi është përgatitur ka ardhur tek ne, kemi biseduar 15 minuta duke pirë çaj dhe pas kësaj është nisur për në punë. Ka ardhur rreth orës 18:15, është bërë gati dhe pas kësaj ka ardhur tek ne. Ka qenë afër orës 19:00 kur kemi pirë çaj. Ndërrimi i tij i punës fillon në 20:00, vendi i tij i punës është në ujësjellës, Gazivodë”, tha ajo.

Dëshmitarja shpjegoi gjithashtu se Jovani jeton në fshatin Prevllak dhe zakonisht ndalet në Zubin Potok përpara se të shkojë në punë.

“Po axha Jovani, kryesisht jeton në fshat, Prevllak, ndonjëherë edhe në Zubin Potok. Në Zubin Potok vjen para se të shkojë në punë, përgatitet dhe shkon në punë. Vjen të ne, ai e ka shtëpinë e vet në fshat, dhomën e ka në anën e majtë, e para. Dhoma e dytë është e Dragishës”, deklaroi ajo.

Tags: gjykimi

të fundit

Krenar Lloga në PodGo: Nga protestat në Shqipëri te e ardhmja e BDI-së dhe VLEN-it

Ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo me të cilin kemi diskutuar për periudhën…

3 minutes ago

Students and high schoolers protest, Kumbaro gathers directors of educational institutions: Stop them at school

Oficerët e sigurisë në shkolla, drejtorët e institucioneve arsimore dhe psikologët, janë mbledhur në një takim për të diskutuar masat…

3 minutes ago

After Rama’s promise of a €2,500 bonus, police forcibly detain protesters

Një skenë e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Efektivët e…

4 minutes ago

Serious crime in Kamëz/ Two brothers killed over a boundary wall! What neighbors say

Sherri që shkaktoi vrasjen e dy vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj dhe plagosjen e tjetrit Shefqet Islamaj nga Ngushëllim Manzi…

4 minutes ago

Lorik Cana’s message to the government: Students must be heard, they represent the country’s future

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka reaguar për protestat studentore që po zhvillohen sot në Tiranë dhe në qytete…

5 minutes ago

Haziri calls on the president to carefully and responsibly review the law on the Specialist Chambers

Organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri në një konferencë për media i ka bërë thirrje presidentes Justina…

7 minutes ago