kosovë

Sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ngrihet edhe një aktakuzë tjetër

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për sulmet ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në majin e vitit 2023.

Sipas njoftimit, M.D, dyshohet se më 29 maj të vitit 2023, në bashkëveprim dhe koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serbë nga Kosova, përmes përdorimit të dhunës, armëve dhe mjeteve të forta, kishte sulmuar dhe kanosur pjesëtarët e KFOR-it, të Policisë së Kosovës “duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dëme materiale”.

Të lidhura

None found

Prokuroria tha se ka analizuar të dhënat se M.D, kishte marrë pjesë në dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it afër objektit të komunës së Zveçanit.

“Prokurori nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor, duke e dënuar sipas ligjit, si dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal”, u tha në njoftim.

Dhuna në Zveçan shpërtheu kur serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të majit 2023 që ishin bojkotuar nga ta.

Kosova ka fajësuar Serbinë për ngjarjet e fillimvitit 2023 në Zveçan, duke thënë se ato ishin kryer nga “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Por, Serbia e ka mohuar një akuzë të tillë, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se synonte të shtynte serbët “drejt një konflikti me NATO-n”.

Dhjetëra persona janë arrestuar deri më tani për vepra të ngjashme penale në lidhje me sulmin e 29 majit 2023 në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, por shumica e tyre janë liruar për t’u mbrojtur në liri.

Gjatë përleshjeve u lënduan 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej të cilëve kishin lëndime të rënda.

Për shkak të dhunës në veri majin e vitit të kaluar, por edhe sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar, KFOR-i rriti praninë ushtarak në Kosovë.

KFOR-i është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX./REL

Tags: KFORkosove

të fundit

Defekt në sistemin e drejtimit, rrezikohen 2.86 milionë automjete Volkswagen dhe Audi

Rreth 2.86 milionë automjete Volkswagen dhe Audi në mbarë botën mund të kenë një problem me sistemin e drejtimit, sipas…

58 seconds ago

Rolando Maran nis me fitore aventurën te Shqipëria: Muçi i rëndësishëm, por skuadra nuk duhet të mbështetet te një lojtar

Rolando MaranTrajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, debutoi me fitore te Kombëtarja në ndeshje zyrtare, 2 – 0 karshi Bjellorusisë [...]Read…

1 minute ago

Çështja Vlora Hyseni, Ermelinda Meksi: Përgjegjësia nuk është vetëm individuale, sistemi po vihet në provë

Ish-ministrja dhe ish-deputetja Ermelinda Meksi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me çështjen e Vlora Hysenit. Meksi shprehet…

6 minutes ago

Shoshi, Hoxhaj and Musliu in the square every evening until the freedom fighters are released

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka publikuar fotografi nga protesta e sotme në shesh, në natën e 11-të me radhë,…

12 minutes ago

Luca Turi, the photojournalist who photographed the arrival of the “Vlora” in Bari, dies aged 82

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin përmes fotografive të disa prej…

13 minutes ago

Verilindja e SHBA-së përfshihet nga stuhia: rreth 100 mijë shtëpi pa rrymë dhe qindra fluturime të anuluara

Një stuhi e fuqishme ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar përmbytje, erëra të forta, reshje të dendura…

13 minutes ago