Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj A.S. për sulmet e 29 majit 2023 në Zveçan, të drejtuara ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. Ai akuzohet për “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
Sipas aktakuzës, A.S. ka qenë pjesë e një grupi që dyshohet se kreu këto vepra në koordinim me shumë persona të tjerë të dyshuar, të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia. Ngjarjet kanë ndodhur më 29 maj 2023, nga ora 06:00 e mëngjesit deri në mbrëmje, në perimetrin e objektit të Komunës së Zveçanit.
None found
Prokuroria thotë se A.S., në bashkëkryerje, akuzohet për sulm të dhunshëm ndaj ushtarëve të misionit paqeruajtës të KFOR-it me mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri. Nga sulmet u lënduan disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe së paku 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej tyre rëndë.
Gjatë sulmit u goditën edhe veturat e gazetarëve që po mbulonin ngjarjet e asaj dite.
Interi do të jetë pa Ange-Yoan Bonny për rreth katër javë pasi sulmuesi pësoi një dëmtim muskulor kundër Comos.Sipas faqes…
Me financat e Barcelonës të shtrënguara deri në kufijtë maksimalë, inteligjenca artificiale i ka ofruar drejtorit sportiv Deco një listë…
Qeveria, në mbledhjen e sotme, miratoi nevojën për marrjen e një mendimi urgjent nga Komisioni i Venecias lidhur me modelin…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësdrejtorin e Qendrës së Ekselencës…
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Parashqevi Simaku, pas një periudhe të gjatë mungese në rrjetet sociale,…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do…