Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka arsyetuar vendimin e Qeverisë për subvencionimin e linjave ajrore drejt destinacioneve të caktuara, duke theksuar se një praktikë e tillë zbatohet nga shumica e shteteve të rajonit dhe më gjerë për të nxitur turizmin dhe për të lehtësuar ardhjen e mërgatës.
Në një postim në rrjete sociale, Kurti tha se rreziku i anulimit të një pjese të fluturimeve gjatë sezonit të verës, për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, e ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen e Qeverisë.
None found
Kurti sqaroi se, vendimi i djeshëm për të ndarë 2 milionë euro ka për qëllim subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me aeorportet prej nga vijnë mërgata jonë, dhe mbulon periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit, që është deri në fund të muajit tetor.
Postimi i plotë:
“Subvencionimin e linjave ajrore për destinacione të caktuara e bëjnë shumica e shteteve ne rajon e më gjerë, me qëllim nxitjen e turizmit. Me mërgatën tonë të mrekullueshme që nuk humb asnjë vit pa ardhur në vendlindje, ne e kemi edhe një arsye më shumë që ta bëjmë këtë. E përballë rrezikut që një pjesë e fluturimeve të planifikuara gjatë muajve korrik dhe gusht të anulohen për shkak të rritjes së kostos së karburantit, vendimi ynë i djeshëm për të subvencionuar linjat ajrore që lidhin destinacionet e mërgatës sonë u bë i domosdoshëm.
Anulimi i fluturimeve në muajt e verës, do të nënkuptonte që një numër i konsiderueshëm i bashkatdhetarëve të mos mund te vinin siç vijnë zakonisht në muajt korrik dhe gusht. E kjo do të ishte keq për ta dhe familjet e tyre, por do të ishte fatale edhe për ekonominë e vendit. Prandaj kam angazhuar ministrat Hekuran Murati dhe Dimal Basha për të parë mundësinë e një mase që do ta parandalonte një situatë të tillë. Vendimi i djeshëm për të ndarë 2 milionë euro ka për qëllim subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me aeorportet prej nga vijnë mërgata jonë, dhe mbulon periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit, që është deri në fund të muajit tetor.
Pra nuk bëhet fjalë për blerje biletash apo ardhje të organizuar për zgjedhje, siç u pretendua nga disa qarqe të bllokut opozitar. Kjo është një skemë mbështetëse sikurse e bëjnë shumica e shteteve të rajonit, e cila mundëson që mërgata jonë të mund të vijnë e të na vizitojnë edhe këtë verë, sikurse çdo vit. Mërgatë, mirë se vini!”, shkruan Kurti.
Një situatë alarmante është regjistruar pasditën e sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku thuhet se ka…
Partitë politike shqiptare në Mal të Zi po përgatiten për një bashkim formal në një subjekt të vetëm politik –…
Një aksident i rëndë automobilisitik ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit,…
Produksioni i “Ferma VIP” ka ndërprerë para kohe izolimin për Ilir Shaqirin, Zhakun dhe Mimoza Ahmetin, duke i rikthyer ata…
Në mesin e përplasjes publike me Sali Berishën, ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka njoftuar takimin e radhës…
Ish-finalistja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka emocionuar ndjekësit me një postim prekës të…