Qeveria e Kosovës miratoi propozimin e kryeministrit Albin Kurti për të ndaluar tregtimin e energjisë elektrike me ndërmarrjet e identifikuara me origjinë nga Serbia. Pas mbledhjes së Qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha në një konferencë për media se vendimi është kundërpërgjigje ndaj bllokimit të linjave të transmetimit nga Serbia, raporton KosovaPress.
Sipas Rizvanollit, Serbia i mban të bllokuara që nga 14 dhjetori i vitit 2020 linjat e transmetimit me Kosovën për alokim komercial dhe tregtim të energjisë elektrike. Ajo tha se kjo gjendje i ka sjellë Kosovës dëme të konsiderueshme financiare dhe ka vënë në rrezik sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
None found
Ministrja sqaroi se bllokimi nuk ia ndalon Kosovës importin e energjisë nga Serbia, por ia pamundëson përdorimin e këtyre linjave për tranzitin e energjisë nga shtetet e tjera. Për pasojë, sjellja e energjisë nga bursa hungareze HUPX, një ndër bursat më likuide të rajonit, vështirësohet shumë ose bëhet e pamundur.
Rizvanolli kujtoi se, pas përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes, KOSTT-i paraqiti ankesë zyrtare në Komunitetin e Energjisë në vitin 2021. Në dhjetor të vitit 2025, Këshilli i Ministrave i Komunitetit të Energjisë konstatoi se Serbia kishte shkelur traktatin dhe ligjin dhe e detyroi t’i lironte linjat për tregtim deri më 1 korrik 2026. Sipas ministres, Serbia nuk ndërmori asnjë veprim deri në atë afat.
Për këtë arsye, Rizvanolli tha se më 11 nëntor iu drejtua ministres së Ndërmarrësisë, Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, për të shqyrtuar çështjen dhe mundësinë e masave tregtare ndaj Serbisë. Ajo falënderoi MINT-in për reagimin e shpejtë: pasi shqyrtoi dokumentacionin e dorëzuar, përfshirë raportet e ZRRE-së dhe KOSTT-it, ministria propozoi vendimin që u miratua. Ndalimi përfshin kompanitë serbe, si edhe ndërmarrjet me kompani amë serbe ose me lidhje apo aksionarë që kanë lidhje të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta me shtetas serbë.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se masa i përgjigjet bllokimit nga Serbia të dy linjave të interkoneksionit prej 400 kilovoltësh, të cilat, sipas tij, pengojnë tranzitin e energjisë elektrike nga shtetet e tjera drejt Kosovës.
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në opozitë, Vlora Çitaku, thotë që pret që gjatë…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë kundër…
Dogana e Kosovës ka realizuar mbi 1 miliard e 708 milionë euro të hyra gjatë periudhës janar-tetor 2026, duke shënuar…
Eksperti austriak dhe aktivisti për integrimin euroatlantik, Günther Fehlinger, ka reaguar pas interpretimit të këngës “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, pret një përballje të vështirë në udhëtim ndaj Irlandës, por ka bërë të qartë se…
Ana e të ardhurave të Buxhetit të vitit 2027 është projektuar me kujdes për shkak të pasigurisë globale, por edhe…