Categories: kosovë

Stuhia godet Kosovën për të dytën ditë, një viktimë dhe dy të lënduar në Pozheran

Moti i rënduar që ka përfshirë Kosovën për të dytën ditë me radhë ka sjellë pasoja serioze në disa pjesë të vendit.

Të lidhura

None found

Në Pozheran të Komunës së Vitisë, një person ka humbur jetën në një incident që dyshohet se lidhet me kushtet e vështira atmosferike. Në të njëjtin fshat janë lënduar lehtë edhe dy persona të tjerë.

Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, ka bërë të ditur për “Bota sot” se viktima ishte një burrë i lindur në vitin 1965, i cili dyshohet se u rrëzua aksidentalisht në ballkonin e banesës së tij.

Sipas Osmanit, ngjarja ka ndodhur më 21.07.2026, rreth orës 16:30, në kohën kur kushtet atmosferike ishin përkeqësuar. Burri kosovar dyshohet se ka rrëshqitur në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë, duke marrë lëndime në kokë.

Ai është transportuar me autoambulancë drejt Qendrës Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, por mjeku kujdestar ka konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Stuhia ka shkaktuar pasoja edhe për dy burra të tjerë kosovarë nga Pozherani. Ata kanë marrë lëndime të lehta trupore pasi dyert hyrëse të oborrit të tyre janë rrëzuar si pasojë e kushteve atmosferike.

Pas trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, të dy janë liruar për t’u kthyer në shtëpi.

Në deklaratën për “Bota sot”, Osmani përcolli edhe apelin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, e cila u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kushteve të tilla atmosferike, të mos lëvizin pa nevojë në zonat e rrezikuara dhe të zbatojnë udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.

të fundit

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…

28 minutes ago

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

36 minutes ago

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

45 minutes ago

Zyrtare: Morgan Rogers transferohet te Chelsea për shifër rekord

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e yllit të Aston Villas Morgan Rogers, për një shumë rekord prej 117 milionë funtesh, duke…

51 minutes ago

Hegseth kërkon 80 miliardë dollarë shtesë nga Senati për të mbuluar koston e sulmeve të reja ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…

1 hour ago

Piloti spanjoll mashtron pasagjerët argjentinas: “Urime miqve tanë”, më pas u zbulon fituesin e Kupës së Botës

Ky është momenti qesharak kur një pilot spanjoll duket se mashtroi një avion plot me pasagjerë argjentinas, duke i bërë…

1 hour ago