Një marshim studentor u zhvillua sot në Prishtinë, duke nisur nga Qendra e Studentëve dhe duke përfunduar te sheshi “Skënderbeu”, në shenjë proteste kundër vendimit gjyqësor që dënoi katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
None found
Donart Humolli, student nga kryeqyteti, theksoi se asnjë gjykatë nuk mund të ndryshojë perceptimin që rinia kosovare ka për çlirimtarët e vendit.
Humolli: Refuzojmë çdo gjykim të padrejtë ndaj atyre që na sollën lirinë
“Sot rinia e Kosovës jeton e lirë në një shtet sovran, demokratik dhe multietnik. Duke respektuar e mbrojtur të gjitha minoritetet në Kosovë, një popull që ka vuajtur shtypjen për dekada e kupton mirë domethënien e padrejtësisë, prandaj nuk ia urojmë askujt atë, dhe pikërisht për këtë refuzojmë çdo aktgjykim të padrejtë apo dënues ndaj atyre që na siguruan këtë liri. Përmes këtij mesazhi, dua t’i drejtohem si atyre që sot ndodhen padrejtësisht në Hagë, ashtu edhe gjithë botës demokratike: nuk ekziston gjykatë e as vendim që do të ndryshojë mënyrën se si rinia e Kosovës i sheh çlirimtarët tanë”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Granit Spahiu, përfaqësues i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, theksoi se zëri i studentëve ka qenë udhëheqës i procesit të Republikës prej kohësh.
Spahiu: Ky është zëri ynë si studentë
“Pra, le ta dinë të gjithë se ky është zëri ynë si studentë, ky është zëri që e ka drejtuar procesin e Republikës së Kosovës që nga viti ’89, dhe do ta drejtojë edhe sot e përgjithmonë. Duke e nderuar UÇK-në”, deklaroi ai.
Marshimi përfshiu gjithashtu studentë nga Prizreni. Riard Bislimaj, nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prizrenit, tha se bëhet fjalë për një brez që nuk e ka përjetuar luftën, por që gëzon lirinë e fituar nga sakrifica e të tjerëve. Ai theksoi se liria e sotme mbart përgjegjësi për të kujtuar dhe për të folur kur është e nevojshme.
Bislimaj: Liria që kemi sot është një përgjegjësi
“Sot Prizreni nuk është mbledhur për të heshtur, sot Prizreni dhe Kosova janë mbledhur për të folur. Dhe zëri që dëgjohet sot është zëri i studentëve, ne jemi një gjeneratë që s’e kemi përjetuar luftën, por kemi lindur në lirinë që pasoi. Kemi ardhur në universitete, kemi ndërtuar ëndrra dhe kemi bërë plane për të ardhmen sepse dikush para nesh luftoi që ne ta kishim këtë mundësi. Prandaj, kur preket e kaluara jonë, kur vihet në diskutim sakrifica e atyre që luftuan dhe kur familjet e tyre ende mbajnë mbi supe barrën e asaj periudhe, ne nuk mund të bëjmë sikur kjo nuk na takon. Na takon! Sepse liria që kemi sot është një përgjegjësi, përgjegjësi për të kujtuar, përgjegjësi për të folur, përgjegjësi për të mos lejuar që historia e Kosovës të shkruhet pa zërin e Kosovës”, tha ai.
Edhe studentë nga Peja ishin pjesë e marshimit. Përfaqësuesi i tyre, Leart Hysaj, theksoi se sot janë më të bashkuar se asnjëherë për të mbrojtur luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hysaj: UÇK-ja është pjesë e historisë sonë
“Studentët, si gjithmonë në vijën e parë, kanë qenë në ballë sa herë që kombi shqiptar ka pasur nevojë. Edhe sot do të jemi më të bashkuar se kurrë për të mbrojtur atë që e konsiderojmë më të shtrenjtë, ushtrinë çlirimtare të Kosovës, UÇK-në. UÇK-ja është pjesë e historisë, e kujtesës dhe e identitetit tonë kombëtar. U bëjmë thirrje institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët, që të qëndrojmë të bashkuar dhe të mbështesim njëri-tjetrin për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe dinjitetit të luftës për çlirim. Kombi shqiptar është një, ne jemi një, jemi shqiptarë dje, sot dhe përgjithmonë”, u shpreh ai.
Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe djali i Jakup Krasniqit, i cili iu bashkua turmës. Pas përfundimit të marshimit, studentët u shpërndanë në mënyrë paqësore.
Aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së është vendim i shkallës së parë dhe procedurat e apelit mund të ndikojnë në përfundimin definitiv të çështjes, përkatësisht në vendimin e Gjykatës së Apelit.
Më 16 shtator, Trupi Gjykues i shpalli të katër të akuzuarit fajtorë për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen, duke i dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet secili, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim, duke përfshirë edhe kohën e kaluar në paraburgim.
Studentët marshuan sot nga Qendra e Studentëve tek sheshi "Skënderbeu" në Prishtinë kundër aktgjykimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.…
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 21 të pandehurve, të…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ishte pjesëmarrës në protestën e studentëve që u mbajt sot në kryeqytet, në kundërshtim të…
GJKKO ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes penale të ngritur nga Taulant Balla për shpifje ndaj Sali Berishës. Sipas…
Një 28-vjeçare nga Britania e Madhe ka humbur një pjesë të madhe të kujtesës pasi u diagnostikua me encefalit, një…
Rreth 1.9 milionë banorë në gjashtë prefektura të Japonisë janë urdhëruar të evakuohen për shkak të tajfunit Dujuan, ndërsa autoritetet…