Categories: kosovë

Balla: Aktgjykimi i Hagës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së nuk përfaqëson drejtësinë

Taulant Balla, kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, ka reaguar kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Balla e cilësoi vendimin të padrejtë dhe theksoi se ai nuk mund të ndryshojë historinë e UÇK-së.

“Ky vendim sot nuk është drejtësi! Nuk zhbëhet dot historia e lavdishme e UÇK-së kështu! Padrejtësi!”, ka shkruar ai.

Politikani shqiptar u ka bërë thirrje shqiptarëve të mbrojnë UÇK-në, lirinë dhe ish-pjesëtarët e saj, ndërsa kërkoi që të përdoren të gjitha mjetet juridike për kundërshtimin dhe zhbërjen e aktgjykimit.

“Shqiptarët duhet të mbrojnë UÇK-në. Duhet të mbrojmë lirinë dhe çlirimtarët nga ky vendim i padrejtë! Duhet të gjejmë të gjitha rrugët juridiko-ligjore të zhbërjes së këtij vendimi, sepse duhet të mbrojmë me çdo kusht identitetin tonë si komb”, ka deklaruar Balla.

të fundit

Kusari-Lila: Aktgjykimi i sotëm është goditje e rëndë për Kosovën

Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale. Ajo e ka cilësuar ditën e sotme të rëndë për…

40 seconds ago

Daut Haradinaj kërkon reagim të menjëhershëm të Kosovës ndaj Gjykatës Speciale

Daut Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila i dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së.…

1 minute ago

Ali Ahmeti: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë, beteja ligjore do të vijojë në Apel

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka cilësuar të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes vendimin e Gjykatës…

2 minutes ago

Djali i Kadri Veselit reagon pas dënimit me 18 vjet burgim

Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli, është deklaruar pas vendimit të trupit gjykues në Hagë, me të cilin babai i…

11 minutes ago

Prokuroria e Përgjithshme kundërshton projektligjin për pagat e magjistratëve: Parashikohen diferenca të pajustifikuara

Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë sot Kuvendit të Shqipërisë qëndrimin e saj zyrtar lidhur me projektligjin për pagat e…

12 minutes ago

Armando Broja pranë largimit nga Burnley, në horizont kalimi te Al-Jazira dhe ribashkimi me Asllanin

Armando BrojaArmando Broja mund të largohet nga Burnley, madje në këtë periudhë [...]Read More...

13 minutes ago