Categories: kosovë

SPERTK kërkon përfshirjen e punonjësve të RTK-së në pagën e 13-të: Të garantohet trajtimi i barabartë

Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPERTK) i ka kërkuar Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere që me përparësi të shqyrtojë përfshirjen e punonjësve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në skemën e pagës së 13-të.

Sipas SPERTK-së, kjo pagesë tashmë u është mundësuar punonjësve të tjerë publikë, ndërsa lënia jashtë e stafit të RTK-së krijon shqetësime për pabarazi dhe cenim të drejtësisë ndaj punëtorëve të transmetuesit publik.

Të lidhura

None found

SPERTK kërkon që punonjësit e RTK-së të trajtohen njësoj dhe të përfshihen në pagesën e pagës së 13-të, duke theksuar se ata nuk duhet të përjashtohen nga kjo e drejtë.

Sindikata u ka bërë thirrje Bordit dhe Menaxhmentit të RTK-së që ta paraqesin urgjentisht këtë çështje te institucionet përgjegjëse dhe të ndërmarrin hapa konkretë për garantimin e përfshirjes së punëtorëve në skemën e pagës së 13-të.

Njëkohësisht, SPERTK kërkon nga Bordi dhe Menaxhmenti sigurimin e një buxheti të mjaftueshëm për Transmetuesin Publik. Sipas sindikatës, kjo do t’u mundësonte punëtorëve edhe rritjen e pagave, të cilat nuk janë rritur prej rreth 20 vjetësh, si dhe përmirësimin e kushteve të punës, që vazhdojnë të jenë të vështira.

Sindikata vlerëson se Bordi dhe Menaxhmenti nuk duhet të qëndrojnë pasivë përballë një çështjeje që lidhet drejtpërdrejt me interesat ekonomike dhe dinjitetin e punëtorëve. Ajo thekson se është përgjegjësi institucionale e tyre të përfaqësojnë e mbrojnë interesat e stafit të RTK-së, të kërkojnë zgjidhje konkrete dhe t’i informojnë punëtorët për veprimet që do të ndërmarrin.

Punëtorët e RTK-së, përmes punës dhe angazhimit të përditshëm, kontribuojnë në informimin e qytetarëve dhe në realizimin e misionit të transmetuesit publik. Për këtë arsye, SPERTK konsideron se ata nuk duhet të trajtohen si punëtorë të dorës së dytë dhe as të mbeten jashtë një mase që zbatohet për punonjësit e tjerë publikë.

SPERTK ka paralajmëruar se, në rast se Bordi dhe Menaxhmenti nuk e adresojnë këtë çështje dhe nuk ndërmarrin veprime konkrete, do të kërkojë përgjegjësi institucionale për dështimin. Sipas sindikatës, punëtorët kanë të drejtë të informohen se çfarë është bërë, cilat hapa janë ndërmarrë dhe përse interesat e tyre nuk janë mbrojtur në mënyrën e duhur.

Sindikata ka bërë të ditur se nuk do ta pranojë heshtjen, neglizhencën apo mungesën e angazhimit për një çështje që e konsideron të rëndësishme për punëtorët e RTK-së.

“Nuk kërkojmë privilegje, por barazi, drejtësi dhe trajtim dinjitoz për punëtorët e RTK-së”, thuhet në kërkesën e SPERTK-së.

të fundit

Për herë të parë, Forca Ajrore shqiptare angazhon kontingjentin në misionin e KFOR-it në Kosovë

Forca Ajrore e Shqipërisë ka përcjellë për herë të parë kontingjentin e saj për t’u angazhuar në misionin e KFOR-it…

9 seconds ago

Studentët e Juridikut paralajmërojnë protesta: Provimi i Jurisprudencës të mbahet tërësisht në shqip

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit "Nënë Tereza" sot kanë mbajtur takim informues pas mosdakordimit për çështjen e Jurisprudencës dhe…

1 minute ago

MEPSO kërkon shtim 97% të tarifës së shërbimit; KRRE-ja do të caktojë çmimet e reja nga 1 janari

MEPSO kërkon një rritje të çmimit të shërbimit të saj me më shumë se 97 përqind, si pjesë e procedurës…

2 minutes ago

Dhuna ndaj të rinjve/ Ish-drejtuesi i Policisë, Mit’hat Havari: Rama nuk dorëhiqet, por rrëzohet nga populli, studentët janë krijesa më e pastër e shoqërisë

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Mit’hat Havari, ka akuzuar nga protesta kryeministrin Edi Rama se drejton personalisht veprimet e policisë…

3 minutes ago

Përkushtimi i përditshëm i Bellinghamit te Real Madridi ka lënë pa fjalë Jose Mourinhon

Jose Mourinho ka mbetur i mahnitur nga qëndrimi dhe etika e punës së Jude Bellinghamit në qendrën stërvitore të Real…

9 minutes ago

Mungesa e kuorumit pengon mbledhjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, për shkak të mungesës…

11 minutes ago