Categories: kosovë

Sondazhi 2026: Kosovarët besojnë më shumë te SHBA-ja dhe NATO, ndërsa mbështetja për BE-në mbetet e lartë

Një sondazh i publikuar në kuadër të programit WeBalkans për vitin 2026 tregon se ShBA-ja dhe NATO vazhdojnë të jenë institucionet që gëzojnë besimin më të madh në Kosovë.

Sipas rezultateve, 88 për qind e qytetarëve shprehen se kanë besim te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa po aq, 88 për qind, deklarojnë besim edhe te NATO, duke i vendosur këto dy institucione në krye të partnerëve ndërkombëtarë më të besueshëm për vendin.

Të lidhura

None found

Menjëherë pas tyre vjen Bashkimi Evropian, ndaj të cilit besim kanë 83 për qind e të anketuarve. Në vijim renditen Banka Botërore me 82 për qind dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me 80 për qind.

Në mesin e aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në këtë listë është edhe Turqia, e cila gëzon besimin e 78 për qind të kosovarëve të pyetur.

Të dhënat janë pjesë e gjetjeve të sondazhit vjetor 2026 për Kosovën, i cili trajton perceptimet e qytetarëve ndaj Bashkimit Evropian.

Mbështetja për anëtarësimin e shtetit më të ri në Ballkan në BE mbetet e lartë. Sipas sondazhit, 83 për qind e qytetarëve thonë se e mbështesin integrimin evropian të Kosovës, ndërsa 85 për qind vlerësojnë se anëtarësimi do të sillte më shumë përfitime sesa mangësi.

Raporti thekson se 68 për qind e qytetarëve ndihen të mirë-informuar ose deri diku të informuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Lidhur me afatin e mundshëm të anëtarësimit, 48 për qind e të anketuarve mendojnë se Kosova mund të bëhet pjesë e BE-së brenda pesë vjetëve të ardhshme. Ndërkohë, 32 për qind besojnë se kjo mund të ndodhë në një periudhë prej pesë deri në 15 vjet, ndërsa vetëm 3 për qind vlerësojnë se Kosova nuk do të bëhet kurrë anëtare e Bashkimit Evropian.

Sa u përket përfitimeve që lidhen me anëtarësimin në BE, më së shumti përmendet përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, i përzgjedhur nga 49 për qind e të anketuarve. Më pas renditen paqja dhe siguria për Kosovën dhe rajonin me 43 për qind, si dhe një e ardhme më e mirë për fëmijët me 42 për qind.

Nga ana tjetër, qytetarët shohin si pengesën kryesore për integrimin evropian korrupsionin e përhapur, të cilin e përmendin 40 për qind e tyre. Pas tij vjen mungesa e interesit të BE-së për ta pasur Kosovën anëtare me 27 për qind, ndërsa mungesa e vullnetit politik në Kosovë përmendet nga 26 për qind.

Raporti evidenton edhe një nivel të lartë besimi ndaj Bashkimit Evropian. Rreth 83 për qind e qytetarëve deklarojnë se i besojnë BE-së, ndërsa 64 për qind thonë se kanë një imazh pozitiv për unionin.

Për sa i përket ndihmës financiare, 97 për qind e qytetarëve janë në dijeni se Bashkimi Evropian financon projekte në Kosovë. Prej tyre, 65 për qind e konsiderojnë këtë mbështetje si efektive.

Sipas të anketuarve, fushat ku BE-ja duhet të ketë një rol më të madh në Kosovë janë zhvillimi ekonomik dhe tregtia, sistemi shëndetësor, si edhe lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i sundimit të ligjit.

të fundit

Pas fitores ndaj Finlandës, Armand Duka kërkon edhe një përpjekje kundër Bjellorusisë

Shqipëria mori fitore të pastër kundër Finlandës në stadiumin “Air Albania”, 2-0, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve në…

49 seconds ago

NATO anulon samitin e 2027-s në Shqipëri/ Rama e konfirmon nga Dublini! Reuters: Kundërshti nga administrata Trump për shpenzimet e ulëta në mbrojtje

Shqipëria nuk do të jetë mikpritëse e samitit të NATO-s në vitin 2027, pavarësisht planeve të mëparshme për organizimin e…

2 minutes ago

A third extramarital affair: more revelations in Nvidia’s Jensen Huang scandal

Zbulimet po zgjerohen në lidhje me ish-drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen për…

5 minutes ago

Çitaku responds to EU: Justice in The Hague and Kosovo’s European path go hand in hand

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kërkesa për drejtësi në procesin…

5 minutes ago

Diana Morina demands accountability: Arlinda Zekaj should have been protected while alive, not mourned after her murder

Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, ka nxitur reagime dhe mobilizim qytetar…

6 minutes ago

KPK miraton raportin për zbatimin e planit strategjik gjatë vitit 2025, Krasniqi paraqet arritjet dhe sfidat

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur mbledhje, në të cilën është votuar Raporti për vitin 2025 për Zbatimin e…

6 minutes ago