kosovë

S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Është mbyllur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur për zgjedhjen e presidentit të vendit, pasi nuk pati kuorum të mjaftueshëm për zhvillimin e procesit të votimit.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sqaroi se në raundin e parë dhe të dytë të votimit duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë, në mënyrë që votimi të konsiderohet i vlefshëm. Për shkak të mungesës së këtij numri deputetësh në sallë, seanca u ndërpre pa u zhvilluar votimi për zgjedhjen e presidentit.

Të lidhura

None found

“Në sallë janë 66 deputetë. Me këtë rast nuk ka kuorum për të vazhduar mëtutje me votimin. Disa herë në këtë seancë i bëra thirrje deputetëve që mungojnë që të vijnë, të jenë të pranishëm në përputhje me kërkesat e Kushetutës së Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë situate është se ata nuk janë të pranishëm. Rrjedhimisht nuk i kemi 2/3 e deputetëve, rrjedhimisht nuk mund të vazhdojmë me votimin e raundeve. Sepse siç e dini në votimin e parë dhe të dytë duhet të marrin pjesë 80 deputetë, e në raundin e tretë së paku 61 deputetë. Me këtë rast po e ndërpresë këtë seancë dhe natyrisht se do ta vazhdojmë në qoftë se plotësohen kushtet”, tha kryeparlamentarja Haxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje paraprakisht prezantoi dy kandidatë për postin e presidentit, Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mulhaxha Kollçakun.

të fundit

Ndërhyrje e ashpër e policisë në protestë, përdoren gaz lotsjellës, kapsolla dhe ujë me kimikate

Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kapsolle, me qëllim largimin…

59 seconds ago

Mustafa: Të ardhurat e familjeve në varfëri shkojnë kryesisht për ushqim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Arben Mustafa, ka kritikuar ashpër Qeverinë për rritjen e çmimeve. Mustafa në DPT te…

2 minutes ago

Tensionet nuk ndalen në Tiranë, policia shpërndan të rinjtë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës pranë qendrës

Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë…

10 minutes ago

Protestuesit ndahen në disa zona të Tiranës dhe u vënë flakën koshave të plehrave

Pas tensioneve të njëpasnjëshme, situata në kryeqytet ka marrë një dinamikë të re. Pasi janë shpërndarë nga forcat e policisë,…

11 minutes ago

Protestë në Korçë, qytetarët dalin në shesh me thirrjen “Rama ik”

Korçë:-Një grup qytetarësh kanë dalë këtë pasdite në qytetin e Korçës për të protestuar, duke shprehur mbështetjen e tyre për…

11 minutes ago

Kosova dhe Austria parafejnë marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor penal

Ekipet negociuese të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Austrisë kanë negociuar dhe parafuar Marrëveshjen për Bashkëpunim Gjyqësor në…

13 minutes ago