Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur rreth letrës që e mori nga deputeti i LDK-së, Kujtim Shala.
Në një prononcim para gazetarëve, Pacolli ka pyetur gazet arët se mos po doni me ju tregu se cfarë ka në atë letër.
None found
“Mos po doni me ja dhanë atë letër edhe juve. Vota është e fshehtë, çdo deputetë është i përgjegjshëm për votën e vetë. Unë e kam kryer punën time si deputetë”, ka thënë Pacolli.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës para fillimit të seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, ku pa Kujtim Shala e Behgjet Pacolli që kanë shkëmbyer diçka mes tyre, gjë që dëshmohet edhe me anë të fotos.
Vlen të theksohet se gjatë hyrjes në sallë kandidatja për presidente Vjosa Osmani e ka veçuar Behgjet Pacollin me të cilin ka biseduar diçka.
Ndërsa, në pauzë 30 minuta ka shkuar Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, pasi në dy herët e para të votimit në kuadër të rundit të parë nuk kishte kuorum për votimin e presidentit.
Në përsëritjen e raundit të parë kanë qenë vetëm 79 deputetë që kanë votuar dhe me këto vota konsiderohet që nuk ka kourum.
Si kandidatë janë prezantuar Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.
Sot në orën 17:00, qytetarët do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të vazhduar protestën dhe kërkesën…
Gjatë kësaj jave, Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e…
Java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy përballje, ku vëmendja kryesore do…
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha sonte se një sulm me dron rus kishte goditur objektiva infrastrukturore dhe një kompani…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…
I ftuar këtë të premte në “Live me Luizin” ishte këngëtari i njohur Fero. [...]Read More...