kosovë

Siria njeh Kosovën/ Bëhet shteti numër 120 që njeh pavarësinë e shpallur në 17 shkurt të vitit 2008

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës, ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani.

Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës, shkruan Osmani në rrjetet sociale.

Osmani ka falënderuar presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë. Ajo ka falënderuar edhe Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona.

“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë. Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe s’ka asgjë që mund ta ndalë”.

Tags: kosoveSiri

të fundit

Plazhi publik falas në Durrës mirëpritet nga pushuesit, por kërkohen kushte bazë

Në fund të qershorit, Bashkia e Durrësit prezantoi plazhin e parë publik në qytet, të pajisur me çadra dhe shezlongë…

28 seconds ago

U bë pjesë e një incidenti në Dhërmi, reagon menjëherë Luiz Ejlli

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar pasi nuk arriti të mbante koncertin e planifikuar në Dhërmi, duke shprehur pakënaqësinë e tij…

18 minutes ago

Dinamo kërkon mbështetjen e tifozëve para përballjes me Audën: “Europa thirri

Dinamo dhe AudaTë enjten, do të mbahet ndeshja Auda – Dinamo, sfida e parë e raundit të 3-të në Conference…

18 minutes ago

Hansi Flick konfirmon nevojën e Barcelonës për një tjetër sulmues

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se klubi katalunas vazhdon të kërkojë një sulmues të ri përpara mbylljes së…

19 minutes ago

Zjarri kërcënon Finiqin dhe Delvinën, Zhupa apel qeverisë: Ndërhyni menjëherë, të mos përsëritet fatkeqësia e vitit të kaluar

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga qeveria për vatrën e zjarrit të aktivizuar në…

19 minutes ago

Fatos Lubonja: Në një demokraci normale Rama do të ishte dorëhequr, ndërsa PS do ta kishte përjashtuar, pakënaqësitë do ta zgjerojnë protestën

Analisti i njohur Fatos Lubonja, i ftuar në studion e News24, ka bërë një analizë të ashpër të situatës politike…

21 minutes ago