Mediat serbe kanë reaguar pasi Siria njoftoi njohjen e pavarësisë dhe integritetin territorial të Kosovës si republikë. B92.net e nis artikullin duke shkruajtur, skandal, Siria pranoi të ashtuquajturën Kosovë.
“Skandal: Siria pranoi të ashtuquajturën Kosovë Një takim i përfaqësuesve të udhëheqjes së Sirisë, Arabisë Saudite dhe të ashtuquajturës Kosovë u mbajt në Riad të mërkurën,” shkruan gazeta serbe B92.net.
Lajmin për njohjen e pavarsisë e ka konfirmuar vetë Osmani përmes një postimi në rrjete sociale, ku njoftoi se marrëveshja është arritur sot në Riad. Presidentja u shpreh se njohja u bë e mundur me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.
Më pas ka reaguar edhe Kryeministri, Albin Kurti. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti e ka cilësuar këtë si një tjetër sukses diplomatik për vendin, duke theksuar se brenda këtij viti Kosova ka siguruar tri njohje të reja, nga Kenia, Sudani dhe tani Siria.
Ai ka shprehur mirënjohje për Presidenten Vjosa Osmani për përpjekjet e saj diplomatike dhe për Mbretërinë e Arabisë Saudite, e cila sipas tij luajti një rol të rëndësishëm në këtë proces. Ai gjithashtu theksoi se nga sot Kosova do të punojë për forcimin e lidhjeve me Sirinë dhe për ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale me interesa të përbashkëta.
Georgina Rodriguez ka ndarë një sërë fotografish nga pushimet familjare me Cristiano Ronaldon dhe djalin e tij, Cristiano Ronaldo Jr.,…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka dërguar ftesë për takim liderëve të partive politike, para mbajtjes së seancës konstituive…
Rritja e temperaturave është shoqëruar edhe me pasoja shëndetësore në popullatë. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj gjatë një interviste për…
Temperaturat e larta që kanë arritur deri në 41 gradë Celsius në Vlorë kanë bërë që Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë…
Drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei, dhe më shumë se 1,000 punonjës, disa prej të cilëve në pozicione drejtuese në…
Shkencëtarët kanë krijuar një çip optik të programueshëm që mund ta ngadalësojë dritën sipas kërkesës, duke u dhënë inxhinierëve kontroll…