Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili vdiq në orët e para të së hënës në një aksident trafiku pranë pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ndërsa ndodhej në kryerje të detyrës.
Nëpërmjet një telegrami ngushëllimi, Sindikata u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
None found
“Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet në telegramin e Sindikatës.
Sipas informatave që ka bërë publike Policia e Kosovës, aksidenti është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të 29 qershorit. Rexhep Gashi, 59 vjeç, po patrullonte në këmbë afër pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, kur në një moment tentoi të kalonte rrugën. Pikërisht atëherë, ai u godit nga një automjet që lëvizte në aksin Prizren–Vërmicë.
Policia ka njoftuar se për shkak të goditjes, Gashi humbi jetën në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi i automjetit, D.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Lidhur me rastin, hetimet po zhvillohen nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Ivan BalliuNdërsa na ndajnë edhe pak minuta nga nisja e ndeshjes Rayo Vallecano–Athletic Bilbao, e vlefshme për javën e 8-të…
Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka organizuar konferencën rajonale “Beyond Compliance: Building Resilient Economies Through Financial Integrity” (Përtej…
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të tërheqin sanksionet e vendosura ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke paralajmëruar…
Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe përfaqësuesit europianë kanë zhvilluar bisedime në Miami për t’i dhënë fund luftës, me synimin për…
Marrëveshja e Donald Trumpit me Vladimir Putinin për furnizimin me naftë ruse është pasuar nga sulme të reja, kundërshtime nga…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të rënda lidhur me çështjen e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror,…