Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar dy herë në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve të reja.
None found
Edhe pas këtyre takimeve, palët nuk kanë bërë të ditur ndonjë rezultat konkret dhe nuk kanë arritur ende një marrëveshje.
Blerim Sinani, anëtar i LDK-së, deklaroi për “Bota sot” se partia e tij synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të ekuilibruar, e cila do të siguronte stabilitet institucional dhe do të merrte parasysh peshën politike të të dyja palëve.
Sinani vlerësoi se rruga drejt një marrëveshjeje mbetet e hapur, nëse ekziston vullneti politik dhe gatishmëria për kompromis. Ai theksoi se qytetarët kanë nevojë për institucione që funksionojnë, por jo në çdo rrethanë dhe me çdo çmim.
“LDK-ja ka insistuar për një marrëveshje të plotë dhe të balancuar, e cila garanton stabilitetin institucional dhe respekton peshën politike të secilës palë. Pa një marrëveshje të tillë, nuk do të ishte në interesin e as LDK-së dhe as Kosovës.
Besoj se ende ekziston mundësia për një dakordim, nëse të gjitha palët tregojnë vullnet politik dhe janë të gatshme të bëjnë kompromis. Në fund të fundit, qytetarët presin institucione funksionale, por jo me çdo kusht. Marrëveshja duhet t’i shërbejë shtetit dhe të bazohet në respektimin e partneritetit mes palëve”, tha ai.
Ilir Daja - Adrian BardhiNdonëse ka pasur “dalje me peshë” nga Dinamo në këtë merkato vere, klubi ka ditur të…
Pas dështimit për të afruar Rodrin në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi ka kthyer vëmendjen te disa alternativa të tjera për…
Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të shtunën paradite, pavarësisht se afati 30-ditor i…
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, ka adresuar kritika dhe akuza ndaj opozitës përmes dy postimeve të ndara…
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri në një konferencë për media, tha se dyert e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës…
Dashi Jeta ne çift do influencohet pozitivisht nga te gjithë planetët gjate kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë…