Categories: kosovë

Simiq rikthen pretendimet e Beogradit për Kosovën, pa ofruar dëshmi dhe me kritika ndaj BE-së

Igor Simiq, deputet i zgjedhur i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, ka ripërsëritur pretendime të kahershme të Beogradit zyrtar për zgjedhjet, gjendjen e serbëve në Kosovë dhe institucionet vendore. Pa paraqitur dëshmi, ai pretendoi se një mandat i komunitetit serb është “vjedhur” me vota të shqiptarëve.

Të lidhura

None found

Në intervistën për Radio Beograd, me temën “Pozicioni i popullit serb në Kosovë”, Simiq drejtoi akuza edhe ndaj ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Sipas tij, Rashiq ka siguruar përkrahje kryesisht prej votuesve shqiptarë dhe jo nga komuniteti serb, raporton KosovaPress.

Ai deklaroi se Rashiq ka grumbulluar numër të madh votash në komuna ku, sipas pretendimit të tij, nuk banojnë serbë, duke e paraqitur këtë si manipulim zgjedhor. Megjithatë, Simiq nuk solli prova konkrete për pretendimet se procesi është manipuluar ose se mandati është “vjedhur”.

Zgjedhjet në Kosovë administrohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa certifikimi i rezultateve bëhet pas procedurave ligjore dhe trajtimit të ankesave nga organet kompetente. Deri tani, asnjë vendim gjyqësor apo institucional nuk ka konstatuar manipulim të mandatit të fituar nga Rashiq. Edhe Lista Serbe, ndërkaq, ka siguruar vota në komunat ku ka marrë vota Rashiq.

Pjesa më e madhe e deklarimeve të Simiqit u përqendrua te kryeministri Albin Kurti, të cilin e akuzoi për “nacionalizëm”, “diskriminim ndaj serbëve” dhe “apartheid”. Ai pretendoi gjithashtu se gjatë mandatit të Kurtit janë regjistruar mbi një mijë sulme ndaj serbëve dhe arrestime arbitrare, por nuk paraqiti burime apo dokumente që do t’i mbështesnin këto shifra dhe akuza. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u është drejtuar disa herë në serbisht qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, me synimin për të shmangur dezinformimin, por Simiq e la të kuptohet se kjo nuk ka rëndësi për të.

Simiq kritikoi edhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare, duke pohuar se Bashkimi Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë po heshtin për atë që ai e cilëson si “shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë”.

Gjatë bisedës, ai e quajti Rashiqin “serbi i Kurtit” dhe e akuzoi se ka mbështetur vendime të Qeverisë së Kosovës që, sipas tij, kanë cenuar interesat e komunitetit serb. Ai përmendi shpronësimet në veri, mungesën e kundërshtimit ndaj vendimeve të kabinetit qeveritar, mbështetjen për integrimin e institucioneve serbe në sistemin e Kosovës dhe qëndrimet e Rashiqit kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas Simiqit, Rashiq nuk mund të ketë mbështetjen e serbëve, pasi kishte qenë ministër i Kurtit kur, siç pretendoi ai, u votua “rrëmbimi” dhe eksploatimi i tokave në veri. Ai e quajti këtë “vjedhje klasike” të tokave të serbëve në Zubin Potok dhe Leposaviq, për ndërtimin e bazave parapolicore dhe njësive speciale, duke thënë se në këto toka janë ngritur baza policore ku ndodhen kryesisht shqiptarë me tyta të gjata dhe mjete të blinduara.

Ai përsëriti po ashtu qëndrimin e vazhdueshëm të Listës Serbe se ndihma financiare dhe institucionale e Serbisë është thelbësore për mbijetesën e komunitetit serb në Kosovë. Simiq theksoi se Beogradi vijon të financojë arsimin, shëndetësinë dhe pagesat për një pjesë të qytetarëve serbë në Kosovë.

Simiq deklaroi se Serbia i ndihmon me tekste shkollore familjet me tre fëmijë dhe ato në gjendje të rëndë sociale. Ai pretendoi se këto tekste kontrabandohen, sepse, sipas tij, Prishtina nuk lejon futjen e asnjë teksti shkollor cirilik. Sipas tij, serbët në Kosovë e dinë identitetin dhe përkatësinë e tyre, ndërsa pa Beogradin dhe Serbinë nuk do të kishte serbë në Kosovë. Ai shtoi se për të gjithë serbët në Kosovë kryeqytet është Beogradi dhe se kjo, sipas tij, ka qenë, është dhe do të mbetet kështu.

Duke mbrojtur Listën Serbe, Simiq deklaroi se partia e tij ka përkrahjen dërrmuese të serbëve në Kosovë. Ai mohoi akuzat se kjo subjekt ushtron presion mbi votuesit ose manipulon procesin zgjedhor.

Institucionet e Kosovës, ndërkohë, kanë deklaruar vazhdimisht se zgjedhjet zhvillohen sipas legjislacionit në fuqi dhe mbikëqyren nga misione vendore dhe ndërkombëtare të vëzhgimit. Raportet e tyre nuk kanë evidentuar manipulime që do të mund të ndikonin në rezultatin zgjedhor ose në ndarjen e mandateve.

të fundit

Protesta popullore shtrihet në Tiranë, turma brohorit: “Arrestoni Ramën!”

Qytetarët po vijojnë marshimin masiv në rrugët e kryeqytetit. Pasi u ndalën përpara Parlamentit, protestuesit kanë rifilluar lëvizjen përgjatë akseve…

1 minute ago

Live Clash in National Council: Kuçana Challenges Berisha Over Statute and Broadcast Is Cut

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u tensionua pas debateve të forta që shpërthyen brenda saj. Menjëherë pasi kreu…

3 minutes ago

Massive protest engulfs Tirana, crowd demands justice: “Rama and Berisha behind bars!”

Protesta popullore ka marrë përmasa masive mesditën e sotme në Tiranë. Qytetarët e mbledhur në bulevard kanë nisur marshimin e…

3 minutes ago

Massive March Reaches Parliament, Protesters Chant: “Parliament of Crime!”

Marshimi masiv i qytetarëve po vijon në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit sapo janë ndalur përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë.…

3 minutes ago

Penal amnesty for 1,300 prisoners comes into effect, 541 people are released immediately

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale…

3 minutes ago

Berisha speaks after tensions in the National Council: I gave only one instruction, no one is denied the right to speak

Pak çaste përpara se të niste procesi i numërimit të votave në Partinë Demokratike, kryetari Sali Berisha dha një deklaratë…

4 minutes ago