Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Institutit të Kosovës për Drejtësi, ashtu që ka vendosur që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës për këmbimin e pronës së kësaj Komune në “Prishtina e re”, me pronat në Zllatar.
Në njoftimin për media të IKD-së thuhet se duke aprovuar kërkesën e saj për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, Gjykata vendosi se ky vendim nuk do të ekzekutohet, deri në momentin kur Gjykata të vendosë mbi meritat e këtij rasti.
None found
“Me 25 janar 2024, IKD ka parashtruar padi, me kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, ndaj vendimit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës nr. 01-20/04-236518/23, i datës 26.12.2023, për këmbimin e pronës komunale, konkretisht parcelës kadastrale, nr. 01998-1, me sipërfaqe të përgjithshme 208318 m2 (Zona Kadastrale në Çagllavicë), dhe kalimin e kësaj prone në pronësi të Rrahman Haradinit dhe Shaban Konxhelit, me pronën, konkretisht parcelat kadastrale, nr. 00578-4, me sipërfaqe 3426 m2 (Zona Kadastrale Zllatar), me pronar Rrahman Haradinit dhe Shaban Konxhelit dhe kalimn e kësaj prone në pronësi të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Gjykata gjeti se me propozimin për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, IKD ka ofruar argumente të besueshme se në rastin konkret janë përmbushur në tërësi dhe në mënyrë kumulative të gjitha kushtet për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, ashtu që ekzekutimi i këtij vendimi do të sjellte dëm vështirë të riparueshëm.
Tutje, Gjykata vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të këtij vendimi nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe as nuk i sjell dëm të madh palës kundërshtare apo personit të interesuar. Përkundrazi, Gjykata gjeti se pikërisht shtyrja e ekzekutimit të vendimit paraqet interes publik.
Kështu, Gjykata gjeti se IKD ka argumentuar mjaftueshëm përmbushjen e kushteve ligjore për aprovimin e kërkesës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, derisa Gjykata të vendosë përfundimisht lidhur me ligjshmërinë e vendimit të kontestuar përkitazi me padinë e IKD.
Ndryshe, me 20 janar 2024, IKD kishte reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës për këmbimin e pronës së kësaj Komune në “Prishtina e re”, me pronat në Zllatar, duke e cilësuar këtë vendim si të kundërligjshëm.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe…
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Katalonjë, ku autoritetet spanjolle kanë goditur një organizatë kriminale të përfshirë në…
Flamurtari - LaçiLaçi ka fituar përballë Flamurtarit, në ndeshjen e luajtur në kuadër të një miqësoreje [...]Read More...
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka theksuar se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, me të…
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, ku…