Categories: kosovë

Shtini n’gji” – Sheholli i tha gruas pas marrjes së materialit dhe 5 mijë eurove nga BIA

Veprimet e Fatmir Shehollit më 26 shtator 2025 në Mitrovicën e Veriut janë përshkruar nga Prokuroria Speciale e Kosovës në aktakuzën ndaj tij për spiunazh.

Të lidhura

None found

Dokumenti i akuzës thotë se Sheholli, gjatë udhëtimit drejt Mitrovicës së Veriut, ishte i shqetësuar se mund të ndiqej. Në kuadër të përpjekjeve për ta fshehur aktivitetin e tij, ai i kishte thënë një familjari: “Edhe nëse m’ka përcjell dikush t’ja hupi…”.

Biseda mes Shehollit dhe një familjari të tij është zhvilluar në një automjet “Audi” dhe është regjistruar nga organet hetuese të Kosovës, në zbatim të Urdhëresës së Gjykatës për masën e veçantë hetimore “Monitorim i fshehtë i bisedave në vende private”.

Sipas urdhëresës gjyqësore, kjo masë e fshehtë është zbatuar gjatë datave 23.09.2025, 24.09.2025, 26.09.2025, 30.09.2025 dhe 01.10.2025, “duke zbatuar planin e BIA-së”.

Aktakuza e siguruar nga Klan Kosova përshkruan se, pasi arriti pranë Shkollës Teknike në Mitrovicën e Veriut më 26 shtator të vitit të kaluar, Sheholli u lidh me Bojan Dimiqin. Ky i fundit përshkruhet si zyrtar i lartë i BIA-s serbe dhe drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Pak minuta më pas, sipas Prokurorisë Speciale, një person i veshur me kapelë të zezë ia hapi derën e makinës dhe i dorëzoi një fasikël të kaltër me materialin, si dhe 5,000 eurot për të cilat ishte marrë vesh me zyrtarin e BIA-s.

Pas marrjes së tyre, Sheholli e udhëzoi bashkëshorten ta fshihte materialin në trup, duke i thënë: “Qitash kat shkojna duhet me kqyr. Kqyr onash. Shtini ne gji aty ti”.

Më vonë, ata u ndalën në një qendër tregtare, ku, sipas aktakuzës, kontrolluan materialin dhe shumën e parave të dakorduar më herët.

Më poshtë paraqiten pjesë nga transkripta e raportit të masës së veçantë, që përfshijnë veprimet e përshkruara në aktakuzë, nga minuta 09:45 deri në 10:20. Në kohën reale 14:39:52, Fatmir Sheholli e telefonon Bojan Dimiqin:

Fatmiri: Une jom pertej rruges ne Parking te nje shkolle pikerisht pertej rruges ne hyrje te shkollës teknike ku shkruan kafebar Sindikat aty jam perpara.

Bojan Dimiq: a osht e fshehte diku a po shihet ne hyrje te shkolles teknike, ne rregull ne rregull.

Kur përfundon komunikimi me Dimiqin, Sheholli vijon të flasë me gruan e tij.

Fatmiri: mi sheh tabelat, qaj qe ka me ardh. I kallxova ku jom.

Gruaja e Fatmirit: Po ma mire … (nuk kuptohet).

Fatmiri: Jo jo qata ja dhash une ni qark me kqyr, (nuk kuptohet) me dal me ec deri qatje, a me nejt nkerr. Mka thon me nejt n kerr. Se kjo shkoll ka kamera. Krejt shihet kush pi len kerret ktu. Edhe knena kqyri flamurat t shkijeve n banesa. Edhe ktu flamur i shkijeve, se kjo osht shkoll e shkijeve nuk osht e jona.

Gruaja e Fatmirit: po de.

Fatmiri: kqyri tabelat krejt BG CC, veq qiky 01 edhe 02.

Gruaja e Fatmirit: i kuj osht zero dyshi.

Fatmiri: i Mitrovices i joni RKS. Na e kemi 01-sh. E ka edhe naj shka…

Gruaja e Fatmirit: (nuk kuptohet).

Fatmiri: po se ka dit ku jom aj oj grue, une qitash i kallxova. Tash aj e thrret ata, dej t’vjen njeri, e din tash ku ka mu taku. E qon najfar mjekroshi t’atina, i ka krejt me mjekra.

Aktakuza thotë se, ndërsa Sheholli ishte në telefon, në sekondën 00:36 të audioincizimit, që përkon me orën reale 14:45:42, dëgjohet hapja dhe mbyllja e derës së veturës nga personi me kapelë të zezë. Sipas zhurmave të regjistruara, në atë moment atij iu dorëzuan materiali që priste dhe paratë.

Fatmiri: (qesh) mu ke bo… po qe mthirri ky bash nqat vakt. Qitash kat shkojna duhet me kqyr. Kqyr onash. Shtini ne gji aty ti.

Prokuroria Speciale pretendon se kontrolli i telefonit të të pandehurit ka dëshmuar se, përpara këtyre zhvillimeve, ai kishte komunikuar me zyrtarin e BIA-s, Bojan Dimiq.

Aktakuza përfshin edhe komunikimet e datës 26.09.2025, të sistemuara sipas kohës reale UTC+2.

Në orën 11:44:12, është dërguar mesazhi: “u koliko mozes da budes, tursija ti je gotova”.

Përkthimi në shqip i mesazhit është: “Për sa mund të vish, turshitë tuaja janë gati”.

Sipas aktakuzës, me këtë mesazh Bojan Dimiq e ka informuar Fatmir Shehollin se materiali ishte gati. Pas marrjes së këtij njoftimi, Sheholli është nisur drejt Mitrovicës së Veriut.

Në orën 11:54:12, është dërguar mesazhi: “Da se cujemo jos jednom”.

Në shqip: “Do të flasim përsëri”.

Më pas, në orën 13:48:41, është dërguar mesazhi: “Salji tablice i auto”.

Përkthimi në shqip: “Dërgo targat dhe makinën”.

Sipas Prokurorisë, ky komunikim tregon se Dimiq i kishte kërkuar Shehollit targat dhe veturën. Më 26.09.2025, kur Sheholli ndodhej në Mitrovicën e Veriut për të marrë materialet, ai ia kishte dërguar paraprakisht zyrtarit serb të BIA-s, Bojan Dimiq, edhe fotografinë e automjetit të tij.

Po atë ditë, më 26.09.2025, në orën 13:50:13, i pandehuri krijoi një fotografi të veturës së tij “Audi”, me targa 01-XXX-OA.

Në bazë të transkriptës së masës së veçantë, aktakuza arrin në përfundimin se Fatmir Sheholli ia dërgoi më pas këtë fotografi Bojan Dimiqit.

të fundit

Temperaturat pësojnë rënie të lehtë/ Mësoni ‘surprizat’ e motit për ditën e nesërme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash në…

8 minutes ago

Trump: Ngushtica e Hormuzit është pastruar nga minat, çdo përpjekje e re e Iranit do të ndëshkohet me shkatërrim

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të martën se të gjitha minat janë hequr ose neutralizuar nga ujërat ndërkombëtare të Ngushticës…

11 minutes ago

Pas titullit me kryeqytetasit, Andi Hadroj largohet nga klubi ukrainas në nisje të sezonit

Andi Hadroj dhe Ernest MuçiPërmes postimeve në rrjetet sociale, mbrojtësi i Kombëtares Andi Hadroj, ka njoftuar largimin nga klubi i…

17 minutes ago

Shoqata e të Burgosurve Politikë i bashkohet “Marshit për Liri” më 12 shtator në Prishtinë

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë vizituar sot Shoqatën e të Burgosurve Politikë,…

27 minutes ago

SDSM: The government’s linear pension increases harmed pensioners; harmonization should have continued

Opozitarja LSDM akuzoi se Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski i ka dëmtuar pensionistët me vendimin për rritje lineare të…

35 minutes ago

Video/Shocking footage from Brazil: 24-year-old woman found chained, allegedly held hostage by ex-husband

Një grua që rezultonte e zhdukur prej pesë ditësh raportohet se është shpëtuar në Águas Lindas de Goiás, Brazil, pasi…

36 minutes ago