Inspektorati i Përgjithshëm i Shqipërisë dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me synim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe thellimin e lidhjeve mes dy vendeve në fushën e inspektimeve.
Dokumenti u firmos nga Dashnor Sula dhe Lyra Osmani Ahmeti. Ai parashikon shkëmbimin e njohurive profesionale dhe praktikave të suksesshme, si dhe harmonizimin e metodave të inspektimit. Marrëveshja krijon gjithashtu një platformë për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojës mes ekspertëve të të dyja palëve.
None found
Modernizimi dhe digjitalizimi i proceseve inspektuese janë ndër çështjet që marrëveshja vendos në fokus, me qëllim përafrimin me standardet bashkëkohore dhe përmirësimin e transparencës e efikasitetit. Parashikohen edhe trajnime të përbashkëta për zhvillimin profesional të inspektorëve, si dhe projekte e nisma rajonale me interes të ndërsjellë.
Inspektorati i Përgjithshëm e vlerëson këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për ngritjen e standardeve të kontrollit dhe mbikëqyrjes. Bashkëpunimi synon një sistem më transparent e efikas, që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm institucional në të dyja vendet.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, ndërsa mësohet se dy deputetët, Erion Braçe dhe…
Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit të sistemit të prokurimit publik, me përgatitjen e sistemit të…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të…
Ish-sulmuesi anësor i Borussia Dortmund dhe lojtari i kombëtares turke, Emre Mor, 29 vjeç, po i jep fund karrierës së…
Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk e mohon se e ka menduar largimin e tij nga posti…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka realizuar sot vizitën e parë zyrtare në FSK që nga marrja e detyrës. Komandantja…