Këshilli i Ministrave miratoi sot përfshirjen e Forcave të Armatosura në operacionin ushtarak ndërkombëtar “KFOR” në Kosovë, me një kontingjent prej 17 ushtarakësh dhe një helikopter.
None found
Personeli shqiptar do të sigurojë mbështetje ajrore për forcat e KFOR-it gjatë misioneve për njohjen e terrenit, zbulimin, patrullimin, rastet CASEVAC dhe SAR, si edhe për transportin e trupave dhe të personave VIP brenda zonës së operacionit.
Në përputhje me planet dhe marrëveshjen e KFOR-it me Kosovën, ushtarakët shqiptarë do të angazhohen gjithashtu në ndihmë të popullsisë gjatë emergjencave civile.
Helikopteri dhe personeli i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të dislokohen në kampin Boondsteel, në Ferizaj të Kosovës.
Misioni do të vijojë deri më 31 dhjetor 2029. Qëndrimi do të organizohet me rotacion, me periudha deri në 3 muaj për personelin e kontingjentit dhe deri në 6 muaj për helikopterin.
Për ushtarakët e angazhuar në këtë operacion, Ministria e Mbrojtjes do të përballojë, përveç pagës mujore, dietën prej 12 000 lekësh në ditë për të gjithë periudhën e qëndrimit në mision.
Pjesëmarrësve në mision do t’u mbulohen gjithashtu akomodimi, ushqimi dhe çdo shpenzim tjetër i nevojshëm për zhvillimin normal të operacionit.
Rebelët e Huthit kanë goditur përsëri aeroportin e Riadit pasi autoritetet saudite thanë se kishin arritur të ndërprisnin dy raketa…
Ka nisur sot më 8 tetor protesta e 131 kundër qeverisë. Kjo protestë nis, ndërsa protestuesit janë në rrugët e…
Komisioneri europian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Konsumatorët, Michael McGrath, deklaron se Shqipëria është një nga vendet pararendëse…
Fasoneria shqiptare po përballet me vështirësi të thelluara. Nga rreth 65 mijë punonjës që kishte dikur industria e manifakturës, sot…
"Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë, por kushtet për përparimin e saj mbeten të pandryshuara nga viti 2022", tha ministrja…
Ka nisur sot më 8 tetor protesta e 131 kundër qeverisë. Kjo protestë nis, ndërsa protestuesit janë në rrugët e…