Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, më 2 dhe 3 korrik, është zhvilluar ushtrimi i përbashkët operacional “Shpata e Artë 2026-1”, ku kanë marrë pjesë Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), KFOR-i, EULEX-i dhe AME-ja.
None found
Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes një komunikate se ky ushtrim kishte për synim të forconte bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të rriste gatishmërinë për reagim të bashkërenduar në përballjen me incidente kritike dhe situata me rrezik të lartë, nëpërmjet procedurave të përbashkëta operative dhe ndërveprimit të strukturave të sigurisë.
Skenari i ushtrimit përfshiu simulimin e reagimit ndaj kërcënimeve të sigurisë, identifikimin dhe menaxhimin e mjeteve shpërthyese, përballimin e protestave të dhunshme, përdorimin e mjeteve të specializuara, evakuimin e personave, si dhe koordinimin e plotë ndërinstitucional në terren.
Në këtë aktivitet u përfshinë njësi operative dhe mbështetëse të Policisë së Kosovës, mes tyre Drejtoria e Njësive Speciale Operative (DNJSO), Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME), Njësia për Deminim dhe Asgjësim (NJDA), Drejtoria për Siguri dhe Shëndet në Punë (DSHSH), si edhe njësitë e Rendit Publik.
Sipas Policisë, ushtrimi është ndjekur nga drejtues të lartë të institucioneve pjesëmarrëse dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët kanë vlerësuar profesionalizmin, disiplinën operacionale dhe nivelin e koordinimit ndërinstitucional gjatë zbatimit të skenarit.
Policia e Kosovës ka nënvizuar se do të vijojë angazhimin për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve operacionale, thellimin e bashkëpunimit me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe garantimin e sigurisë dhe rendit publik në Republikën e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4…
Organet dhe trupat e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) javën e ardhshme do të diskutojnë për pjesëmarrjen e deputetes së…
Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Jakaj, e konsideron vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në…
Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradë,…
Nën intonimin e himnit amerikan dhe mes një ceremonie simbolike të mbushur me mesazhe mirënjohjeje, flamuri i Shteteve të Bashkuara…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai…