Categories: kosovë

Shkarkohet bordi i drejtorëve të AKP-së në Kosovë, 63 deputetë votojnë pro

Deputetët e Kosovës kanë votuar për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), me 63 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas mediave kosovare, në hyrje të kësaj seance, ushtruesja e detyrë së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka propozuar futjen në rend të dite shqyrtimin e raportit vjetor të AKP dhe emërimin e Bordit të ARKEP-it.

Të lidhura

None found

“Rekomandimi i parë ka të bëjë me raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ndërsa propozimi i dytë ka të bëjë me emërimin e anëtarëve të Bordit të ARKEP-it. Prandaj, rekomandoj që të futen si rend dite këto pika”, tha Kusari-Lila.

Kjo është kundërshtuar nga opozita. Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala tha se nuk e di pse po bëhet ky anashkalim.

Komisioni e ka bërë punën ashtu siç duhet, nuk e di pse po bëhet ky anashkalim, kjo nguti dhe ky proces”, tha Shala.

Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se nuk do ta përkrah këtë.

“S’kemi informacion për këtë punë, është shumë joserioze të trajtohet në këtë mënyrë. Ne si Grup Parlamentar e kundërshtojmë një gjë të tillë. Mund të thërrisni seancë një ditë tjetër për këto dy tema”, tha Gashi.

Tags: AKPkosove

të fundit

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

23 minutes ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

38 minutes ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

38 minutes ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

39 minutes ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

39 minutes ago

After Arlinda’s murder, he had thought of ending his life” – what was said in court about Albert Sylaj

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…

40 minutes ago