Categories: kosovë

Kurti dhe Nikçi shqyrtojnë mbrojtjen e pronave të Kosovës në Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim me Hekuran Nikçin, kryesues i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Diskutimet u përqendruan te administrimi dhe ruajtja e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, çështjet pronësore ende të pazgjidhura dhe masat që duhen ndërmarrë për përfundimin e mandatit të Agjencisë.

Të lidhura

None found

Sipas Zyrës së Kryeministrit, një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua pronave të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës që ndodhen në Serbi. Në takim u nënvizua domosdoshmëria e identifikimit, dokumentimit dhe mbrojtjes së të drejtave pronësore për këto pasuri.

Palët diskutuan edhe për zbatimin e paplotë të Marrëveshjes për Kadastrin, e nënshkruar në Bruksel më 2 shtator 2011. Përmes kësaj marrëveshjeje, Serbia ishte zotuar t’ia dorëzonte Kosovës dokumentacionin kadastral të marrë prej saj. Megjithëse Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje financiare, përfshirë një projekt me vlerë rreth 2 milionë eurosh për zbatimin e marrëveshjes, Serbia ende nuk i ka përmbushur të gjitha detyrimet. Kjo situatë, sipas njoftimit, e komplikon zgjidhjen e problemeve pronësore dhe garantimin e sigurisë juridike mbi këto prona.

Gjatë takimit u shqyrtuan edhe ndryshimet ligjore dhe institucionale që nevojiten për përmbylljen e punës së AKP-së dhe transferimin e aseteve përkatëse te Fondi Sovran i Republikës së Kosovës. Ky proces synon përmirësimin e administrimit të pasurisë publike dhe përdorimin e saj për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në këtë kuadër, u diskutua edhe Ligji për Fondin Sovran, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në dhjetor të vitit 2023, por që prej gati tri vitesh pret vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Për shkak të mungesës së një vendimi përfundimtar, ligji nuk ka hyrë në fuqi dhe reforma për ndryshimin e mënyrës së administrimit dhe zhvillimit të aseteve shtetërore nuk ka mundur të zbatohet.

Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se Albin Kurti theksoi nevojën për vijimin e angazhimit institucional në mbrojtje të pasurisë së Republikës së Kosovës, adresimin e çështjeve të hapura pronësore dhe avancimin e reformave për një administrim të përgjegjshëm, transparent dhe në interes të publikut.

të fundit

Sulme kibernetike shënjestrojnë ngrirësit e supermarketeve në Evropë, Italia heton dyshimet për sabotim të koordinuar

Një valë sulmesh kibernetike ka goditur sistemet e ftohjes së supermarketeve në disa vende evropiane, duke shkaktuar rritjen e temperaturave…

19 seconds ago

Tragjedia në Tenerife-Andorra, thirrjet “vrasës” nga tribunat rënduan gjendjen e portierit Owono

Portieri i Andorrës, Jesus Owono, kishte planifikuar t’i kërkonte falje personalisht familjes së Jesus De Miguel, sulmuesit të Tenerifes me…

5 minutes ago

Indictment filed in Diana Kastrati’s killing, 15 years after the crime

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u…

7 minutes ago

VLEN councillors in Butel formally request Albanian-language signs at Mega Park (DOCUMENT)

Grupi i këshilltarëve komunalë të VLEN-it në Komunën e Butelit ka kërkuar zyrtarisht vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe…

8 minutes ago

Haxhi Vasileva: Prosecutors must withstand pressure without fear

Kryetarja e re e Prokurorisë për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi Vasileva, është e bindur…

8 minutes ago

VLEN: Investigate Ahmeti family’s ties to Alta Banka after Vuçiq’s defeat

VLEN sot ka kërkaur që Prokuroria të hetojë rastin me Alta Banka dhe lidhjet e tyre me Sashi Mijallkovin dhe…

8 minutes ago