Categories: kosovë

Shiroka Pula viziton familjet e ish-udhëheqësve të UÇK-së, Krasniqi e cilëson si vizitën e parë institucionale pas gjashtë vitesh

Altin Krasniqi, i biri i Jakup Krasniqit, e ka çmuar vizitën që presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, u bëri familjeve të tyre.

Të lidhura

None found

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës theksoi se kjo ishte ndër vizitat e para nga përfaqësues të institucioneve shtetërore që nga momenti kur Dhomat e Specializuara dhanë vendimin dënues.

Sipas tij, kjo vizitë mbart një peshë të veçantë për familjen, pasi tregon gatishmërinë e institucioneve për të mbrojtur trashëgiminë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“I shprehim mirënjohje presidentes për këtë vizitë, e cila është e para nga ndonjë përfaqësues i institucioneve në këto gjashtë vjet. Kjo ka një rëndësi të madhe për familjen, sepse dëshmon se institucionet janë të gatshme të kontribuojnë në mbrojtjen e luftës së UÇK-së”, deklaroi Krasniqi.

Ai shtoi se presidentja kishte theksuar se do të ndërmarrë çdo hap të mundshëm brenda kufijve ligjorë në shkallën e Apelit për lirimin e krerëve të UÇK-së.

“Presidentja ka bërë të qartë se çdo gjë që qëndron brenda kornizave ligjore do të mbështetet në procesin e Apelit”, tha Krasniqi.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, zhvilloi dje takime me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen përballë procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë këtyre vizitave, Presidentja shprehu solidaritet me familjet, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një periudhë të rëndë si për ta, ashtu edhe për Republikën e Kosovës.

të fundit

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 24 Nentor 2026

Dashi Dite pozitive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni shpeshherë te lumtur dhe do…

4 minutes ago

Arbër Hitaj: Balluku ka grupin më me ndikim në PS, Rama mund të përballet me goditje nga Veliaj e Spiropali para zgjedhjeve vendore

Analisti Arbër Hitaj ka komentuar në emisionin “Prime News24” në News24 raportet brenda Partisë Socialiste dhe mbështetjen që kryeministri Edi…

19 minutes ago

Postecoglou mbron Manén: Familja është mbi gjithçka

Trajneri i Al Nassr, Ange Postecoglou, ka dalë fuqishëm në mbrojtje të Sadio Manes, pasi një gazetar e vuri në…

20 minutes ago

U shtir si i sëmurë nga Leuçemia Akute dhe mblodhi 190 mijë euro përmes GoFound-it, flet i vëllai i Endrit Azemit: Edhe ne e besuam, kemi frikë

Familjarët e mashtruesit nga Kosova, Endrit Azemi, i cili kishte hapur një GoFundMe, duke u shtirur se vuante nga Leuçemia…

32 minutes ago

Tragic accident on the Elbasan-Peqin road, car fatally strikes pedestrian

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër. Sipas informacioneve…

44 minutes ago

Zelensky raises the alarm over new Russian air strikes: Intelligence uncovered Moscow’s plans

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi të hënën se Rusia po përgatit sulme të reja ajrore ndaj Ukrainës, duke u bërë…

44 minutes ago