Categories: kosovë

Shiroka Pula takon përfaqësuesit e Koalicionit Shqiptar dhe u uron sukses në zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, zhvilloi një takim me përfaqësues të Listës “Koalicioni Shqiptar” nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Ata e përgëzuan për marrjen e detyrës së presidentes.

Shiroka Pula vlerësoi vendimin e përfaqësuesve shqiptarë për t’u bashkuar në një listë të vetme zgjedhore. Në të janë përfshirë tetë subjekte politike shqiptare, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, më 25 tetor 2026.

Të lidhura

None found

Presidentja u dëshiroi mbarësi në zgjedhjet e së dielës dhe nënvizoi se bashkërendimi politik është i rëndësishëm për të forcuar përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet serbe.

Sipas saj, një prani më e madhe e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë do të ndihmonte që shkeljet sistematike të të drejtave të tyre nga autoritetet serbe të denoncoheshin më fuqishëm. Kjo do t’u jepte gjithashtu çështjeve dhe kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës vëmendjen dhe përfaqësimin e duhur institucional.

Në mbyllje të takimit, Shiroka Pula bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë të shqiptarëve në votimet e 25 tetorit. Ajo theksoi se kjo është e rëndësishme që “Koalicioni Shqiptar” të arrijë rezultat sa më të mirë dhe të sigurojë përfaqësim më të fortë në Kuvendin e Serbisë.

të fundit

New details from the suspicious death of the 38-year-old on the Skopje ring road – what was found on his body?

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…

26 minutes ago

How much the price of electricity is expected to rise from January 2027

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…

27 minutes ago

Detaje të reja nga vdekja e dyshimtë e 38-vjeçarit në unazën e Shkupit – çfarë u konstatua në trupin e tij?

Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…

41 minutes ago

Sa pritet të rritet çmimi i energjisë elektrike nga janari 2027

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…

41 minutes ago

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

7 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

7 hours ago