Categories: kosovë

Shiroka-Pula merr urime nga krerët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Pas marrjes së detyrës si presidente, Justina Shiroka-Pula ka pranuar mesazhe urimi nga disa liderë evropianë, përfshirë presidentin finlandez Alexander Stubb, presidenten sllovene Natasha Pirc-Musar, presidentin shqiptar Bajram Begaj dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Të lidhura

None found

Presidenti finlandez Alexander Stubb i dëshiroi suksese Shiroka-Pulës në rolin e saj të ri, duke nënvizuar se Finlanda mbetet e gatshme të vijojë bashkëpunimin në funksion të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian.

Nga ana e saj, presidentja sllovene Natasha Pirc-Musar shprehu në telegramin e urimit bindjen se lidhjet miqësore mes dy vendeve do të thellohen më tej. Ajo ripohoi mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën në forcimin e parimeve demokratike, bashkëpunimit rajonal, konsolidimit të institucioneve dhe sundimit të ligjit, si dhe u shpreh e hapur për bashkëpunim të mëtejshëm brenda Procesit Brdo-Brijuni.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e uroi Shiroka-Pulën për zgjedhjen në krye të shtetit, duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë së bashku përballë sfidave dhe në rrugëtimin drejt së ardhmes evropiane.

Ndërkohë, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i përcolli urimet e saj, duke shprehur besimin se nën udhëheqjen e Shiroka-Pulës do të forcohen dialogu dhe kohezioni shoqëror.

Ajo e vuri theksin te rëndësia e fqinjësisë së mirë, e ndërtuar mbi mirëkuptimin dhe respektin reciprok, si dhe u shpreh e gatshme t’i japë hov të ri bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh të martën nga Kuvendi i Kosovës si presidente e re me 81 vota që në raundin e parë. Ajo është presidentja e tretë femër dhe e shtata që e mban këtë post në historinë e vendit.

Tags: presidentit

të fundit

Tre astronautë amerikanë votuan nga hapësira, NASA shpjegon procedurën

Tre astronautë amerikanë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor kanë marrë pjesë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, duke plotësuar…

6 minutes ago

Shpërthimi në Elbasan/ Kryebashkiaku Llatja: Flakët nisën në katin e tretë, është shembur niveli i katërt si dhe shkallët lidhëse

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja ka folur lidhur me shpërthimin e ndodhur në një pallat, ku një e moshuar humbi…

9 minutes ago

Lëndimi i ri e lë Ansu Fatin jashtë fushës deri në vitin 2027

Ansu Fati pritet të mungojë deri në vitin 2027 pas lëndimit të fundit që ka pësuar te Monaco.Sulmuesi 24-vjeçar spanjoll…

12 minutes ago

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan/ Zjarrfikësit evakuojnë banorët, i nxjerrin në krahë nga pallati

Momente paniku janë regjistruar në pallatin pesëkatësh në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm që shkaktoi dëme të mëdha materiale…

13 minutes ago

Paketa fiskale 2027, Konfindustria i drejtohet Kuvendit: Deficiti tregtar mbi 5.8 miliardë euro, prodhimi në rënie dhe rrezik për lekun

Konfindustria ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke paralajmëruar se viti 2027 mund të shoqërohet me përkeqësim të…

18 minutes ago

VIDEO/ Egnatia rikthen me një postim të papritur përjashtimin e Albano Aleksit nga Enea Jorgji

Albano Aleksi dhe Enea JorgjiPërmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Egnatias ka rikthyer në memorje kartonin e dytë të…

30 minutes ago