Categories: kosovë

Shiroka-Pula ende nuk ka vendosur për kandidaturën presidenciale

Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për postin e presidentes së Republikës së Kosovës.

Ajo nuk ka bërë ende të ditur nëse do ta pranojë kandidaturën për këtë detyrë.

Të lidhura

None found

E pyetur nga mediat pas propozimit, Shiroka-Pula fillimisht ka deklaruar se nuk mund të fliste në atë moment për këtë çështje.

“Kam mysafirë nga Sarajeva”, ka thënë ajo.

Më vonë, akademikja ka sqaruar se ende nuk ka zhvilluar bisedat që i konsideron të nevojshme përpara se të marrë një vendim.

“Ende nuk kam folur me njerëzit me të cilët duhet”, ka deklaruar Shiroka-Pula.

Ajo ka theksuar se i duhet edhe pak kohë për të diskutuar dhe për të vendosur nëse do ta pranojë propozimin për presidente.

“Më duhet të diskutoj edhe pak para se të vendos”, ka thënë ajo.

Shiroka-Pula mban aktualisht postin e kryetares së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK). Në të kaluarën, ajo ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, si dhe deputete e Kuvendit të Kosovës.

Kandidatura e propozuar nga Kurti lidhet me përpjekjet për tejkalimin e ngërçit politik dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

të fundit

Kurti proposes a two-item session to elect the president

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, që të dalë publikisht…

16 seconds ago

Albin Kurti proposes Justina Shiroka-Pula for president

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë sërish në një konferencë për media dhe ka ndërruar propozimin për postin e…

40 seconds ago

Hamza: Feride Rushiti i përket Vetëvendosjes, e paqartë nëse ka librezë partie

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se propozimi i LVV-së për presidente, Feride Rushiti, është pjesë e Vetëvendosjes. Sipas…

1 minute ago

Danillovski on the suspension of BCG vaccination: A temporary decision, parents should not worry

Mjeku Dragan Danillovski sot ka reaguar lidhur me përhapjen e lajmit për vaksinën BCG. Ai thotë se është plotësisht e…

2 minutes ago

Search at the home and office of a senior prosecutor in Manastir over suspected corruption

Prokurori publik nga Prokuroria Publike Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka siguruar urdhra gjyqësore për të…

3 minutes ago

EMRI/ Tragjedi në Itali, vdes 24-vjeçarja shqiptare! Mesazhi prekës i motrës: Do të më mungosh çdo ditë

Një 24-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në Itali, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe…

3 minutes ago