kosovë

Sherr me thika në Kosovë, humb jetën 57-vjeçari

Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në Lipjan të Kosovës. Mësohet se ngjarja ndodhi në fshatin Zllakuqan rreth orës 13:00.

Bëhet me dije se dy persona u përfshinë në një konflikt i cili pasoi me plagosje të rëndë. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë 57-vjeçari Agim Zani, ndërsa i plagosuri tjetër është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Mësohet se janë arrestuar Skënder Krasniqi dhe djali i tij Taulant Krasniqi.

Të lidhura

None found

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje që ka ndodhur në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure.

të fundit

Gjatë tetorit në Maqedoni u sekuestruan 734 metra kub dru dhe u ngritën 147 kallëzime

Në aksionet e intensifikuara të Policisë Pyjore, të kryera gjatë tetorit, kundër prerjes së paligjshme të drurëve, transportit dhe tregtisë…

3 minutes ago

Three arrested in Çegran near Gostivar after searches uncover white powder

MPB Maqedoni njofton se dje (12.11.2026), në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës…

3 minutes ago

Lawmakers await Arben Vitia in parliament for questioning over medicine shortages

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të nisur interpelancën. Kjo lidhur…

4 minutes ago

Student List representatives visited Kosovo without official approval, Shala calls for clear criteria and reciprocity with Serbia

Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore nga Serbia në Kosovë, më 8 dhe 9 nëntor, është realizuar pa miratim paraprak…

4 minutes ago

KPC opens competition to promote four prosecutors to the Special Prosecution Office, despite request for seven

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të shpallë konkurs për avancimin e katër prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës…

4 minutes ago

Kosovo’s Assembly ratifies four international agreements

Kuvendi i Kosovës ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare. Deputetët i dhanë dritën e gjelbër ratifikimit të tri marrëveshjeve të Kosovës…

4 minutes ago