kosovë

ShBA-ja e BE-ja ia bëjnë të qartë Kurtit: Nënshkrimi i marrëveshjeve s’është i nevojshëm

Për një kohë relativisht të gjatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar që marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut në Bruksel, që lehtësohet nga BE-ja, të nënshkruhen. Përkundër këmbënguljes, ndërkombëtarët kanë qartësuar që marrëveshja është ligjërisht obliguese edhe pa nënshkrim. Madje, ShBA-ja këmbënguljen e Kurtit e kishte quajtur “shpërqëndruese”.

Një përgjigje rreth nënshkrimit të draft-statutit të Asociacionit, që ishte kërkesë po ashtu e Kurtit, erdhi dje nga lehtësuesi, pra BE-ja. ShBA-ja dhe BE-ja janë në një mendje në lidhje me çështjen e nënshkrimit të marrëveshjeve. Por çka tha BE-ja dje?

Në një intervistë për Express-in, dje Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjeve nuk është i nevojshëm.

“Ndërkohë, shtetet anëtare të BE-së e kanë ngarkuar BE-në që zotimet e Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja të përfshihen në Kapitullin 35 të negociatave me Serbinë, i cili mbulon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, para fundit të janarit 2024. Pra, këtu kemi një afat të qartë kohor për formalizimin e Marrëveshjes si pjesë e marrëveshjes kontraktuale me BE-në dhe e kritereve të anëtarësimit të Serbisë. Më lejoni të shtoj edhe një pikë në lidhje me kërkesën e Kosovës që Serbia ta nënshkruajë Statutin. Sipas pikëpamjes sonë, kjo nuk është e nevojshme. Akti ligjor, ashtu sikur është i dizajnuar tani, është paraparë të jetë dokument i brendshëm i Kosovës. Me nënshkrimin e Kosovës dhe Serbisë, Statuti do të bëhej marrëveshje ndërkombëtare, çka nuk është” – deklaroi Lajçak.

Një pikëpamje, pak a shumë, të njëjtë me Lajçakun e ka edhe ShBA-ja. Më saktësisht, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Një muaj më parë, gjatë një paraqitjeje në “Atlantic Council”, Hovenieri përsëriti që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e detyrueshme për palët.

Madje, Hovenier deklaroi se këmbëngulja për nënshkrimin, që atëkohë ishte rikthyer sërish si kërkesë nga Kurti, është “shpërqëndruese.

“Mendojmë se është ca shpërqendruese kjo çështja e firmosjes në vend që të të shkohet në zbatim dhe ekzekutim nga të dyja palët; dhe dua të përmend që kjo s’është qëndrim veç i Shteteve të Bashkuara të Amerikës” – deklaronte ambasadori Hovenier.

Madje, Hovenier deklaronte se ka edhe të tjera marrëveshje të panënshkruara, por që janë ligjërisht të detyrueshme. Pra mungesa e nënshkrimit në vetëvete nuk i bën marrëveshjet ligjërisht jo të obligueshme.

“Mund t’ju jap lista të marrëveshjeve të tjera që nuk janë nënshkruar domosdoshmërish, por që janë ligjërisht të detyrueshme, përfshirë në procesin e dialogut. Dhe unë do të ritheksoj se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian besojnë se Marrëveshja bazë dhe aneksi zbatues janë ligjërisht të detyrueshme” – deklaronte Hovenier në një intervistë për Kanal10.

Por më ndryshe mendon kryeministri Kurti. Ai vazhdimisht ka këmbëngulur që marrëveshjet duhet të nënshkruhen. Madje, edhe ka rimuar në lidhje me nevojën e nënshkrimit, duke thënë se pa nënshkrim nuk ka zbatim,

“S’e kam pranuar ende, nuk e kam pranuar. Dhe kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju. Sepse se kam pranuar dhe ajo çfarë kam ofruar është që ta nënshkruaj dhe si rrjedhojë ta pranoj. Meqenëse s’ka nënshkrim, s’ka pranim. S’ka pranim – s’ka zbatim. Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim” – deklaronte Kurti në Kuvend.

Madje, në këtë kontekst, Kurti lavdërohej përpara opozitës, duke ironizuar se Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë ka nënshkruar me ish-liderët e Kosovës, por jo edhe me të.

“Unë nuk e kuptoj presidentin e Serbisë që ka qenë i gatshëm të nënshkruaj Asociacionin me dy kryeministra të Kosovës, pse nuk e bën të njëjtin gjë tash me mua? Serbia ose ta pranojë nënshkrimin ose të pranojë që nuk është e interesuar për një Asociacion. Më 26 tetor ka treguar se nuk është e interesuar për një Asociacion…Ai ka nënshkruar edhe me LDK-në edhe me PDK-në, aman tregomëni qysh ia keni bërë ju që ai nënshkruante me juve. Me mua po ik s’po nënshkruan. Me dialogun e juaj ai ishte konstant, e në Kosovë mbaheshin zgjedhje, e tash ne jemi konstant e në Serbi mbahen zgjedhje” – ironizonte Kurti.

Tags: Albin Kurti

të fundit

Horoskopi 9 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në çështjet e dashurisë sot do ndiheni më të afërt me…

4 hours ago

Reali i Madridit merr një tjetër fitore dhe i ushtron presion Barçës

Real Madridi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Valencias në kuadër të javës së 23-të të La Ligës, duke…

4 hours ago

Iu përmend emri 600 herë në dosjen Epstein, jep dorëheqjen si president i institutit arab në Francë ish-ministri, Jacques Lange

Jacques Lange, ish-ministër francez i kulturës nën qeverinë Mitterrand, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij si president i Institutit…

4 hours ago

Habit Ermal Mamaqi: I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeç

“I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeçar me 10% interes.” Kështu u shpreh Ermal Mamaqi gjatë një interviste në Grida…

4 hours ago

Këngëtari shqiptar humb babain, prek me fjalët: Mu këput një pjesë e zemrës sime

Këngëtari i njohur shqiptar Skerdi ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të tij. Përmes një…

5 hours ago

Meloni dënon veprimet anti-olimpike në Milano: Armiq të Italisë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dënoi protestat e fundit anti-Olimpike në Milano dhe sabotimin e dyshuar të infrastrukturës hekurudhore, duke i…

5 hours ago