Golin e dytë për Zvicrën e realizoi ylli shqiptar Xherdan Shaqiri.
Në fakt Shaqa shënoi një supergol nga distanca duke lënë të shtangur portierin.
Ky gol është shumë i rëndësishëm për Shaqirin, ngase është bërë lojtari i parë në histori të Zvicrës që shënon gol në katër turne radhazi.
Shaqiri ka realizuar gol në Kupën e Botës (2014, 2018) dhe Evropianin (2016, 2020).